Kronikë

Përplasi dy të mitur dhe largohet nga vendngjarja, shpallet në kërkim 51-vjeçari



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:53 - 09/08/22 |
Opi Nion

Dy të mitur të moshave 15 dhe 17 vjeç janë përplasur nga një automjet paraditen e sotme në Vlorë.

Sipas policisë, makina drejtohej nga shtetasi E.H.,51 vjeç i cili pasi aksidentoi dy të miturit është larguar nga vendngjarja.

51-vjeçari është shpallur në kërkim, ndërsa dy të miturit pasi kanë marrë ndihmën mjekësore janë larguar në banesë

“Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit E. H., 51 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar dy shtetas të mitur, 15 dhe 17 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Dy shtetasit e mitur, pasi kanë marrë ndihmën mjekësore, janë larguar në banesë’, njofton policia./Opinion.al

 

 

Pas