Kronikë

Përplasen dy makina në aksin Shkodër-Lezhë, 1 i vdekur dhe 1 i plagosur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:14 - 19/10/21 |
Opi Nion

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Djaçit”.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i njërit nga mjetet, shtetasi me inicialet Z.M.

Sa i përket shoferit tjetër, shtetasit me inicialet V.T., është dërguar në Spitalin e Traumës dhe ndodhet nën kujdes mjekësor.

Në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Dajçit “, automjeti me drejtues shtetasin Z.M.,është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V.T., ku si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit shtetasi Z.M., dhe ka marrë dëmtime e dërguar në spitalin e Traumës, Tiranë drejtuesi i mjetit tjetër shtetasi V.T.”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes./Opinion.al

Pas