Bota

Zvicër, babai vret vajzën 12-vjeçare e më pas veten


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:58 - 19/10/21 |
Opi Nion

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zvicër, ku dyshohet se një 54-vjeçar ka vrarë me armë zjarri vajzën e tij 12-vjeçare dhe më pas veten.

Akti tronditës ndodhi në Rapperswil-Jona, të hënën në 7:45 të mëngjesit, ndërsa  një informator i jashtëm i tha policisë se diçka mund të ketë ndodhur në këtë zonë.

Pas mbërritjes në vendngjarje, ekipet e shpëtimit gjetën një 54-vjeçar zviceran dhe vajzën e tij 12-vjeçare të vdekur në shtëpinë e tyre.

Ndërkohë që bashkëshortja e 54-vjeçarit dhe fëmija i dytë nuk ndodheshin në shtëpi. Ata tashmë të shokuar për ngjarjen e rëndë iu është dhënë ndihmë psikologjike.

Rrethanat e ngjarjes po hetohen nën drejtimin e prokurorit publik të Kantonit të Shën Gallenit, Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe shërbimeve të ndryshme të specializuara të Policisë./Opinion.al

Pas