Aktualitet

Përplasen dy makina “kokë më kokë”, një person në gjendje të rëndë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:10 - 30/08/19 |
Al Do

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën duke lënë tre të lënduar ndër të cilët një është në gjendje të rëndë.

Aksidenti ka ndodhur në aksin Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Pirg. Makinat janë përplasur “kokë më kokë” dhe mesa duket kanë qenë duke ecur me shpejtësi pasi pjesët e përparme janë shkatërruar plotësisht.

Burime nga policia bëjnë me dije se personi në gjendje të rëndë është një nga drejtuesit e mjeteve dhe është transportuar menjëherë në Spitalin e Korçës.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit tjetër dhe vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. /Opinion.al

Pas