Bota

Greqia kërkon nga Gjermania 300 miliardë euro reparacione për pushtimet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:47 - 30/08/19 |
Al Do

Kryeministri i ri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis tha gjatë një vizite në Berlin se shpreson që Gjermania do të pranojë të nisë negociatat për reparacionet luftërave botërore, raporton Asociated Press.

Pas një takimi me Kancelaren gjermane, Angela Merkel të enjten, Mitsotakis tha për gazetarët se ai shpreson “se do të ketë një përgjigje pozitive”.

Qeveria e kaluar greke dorëzoi një kërkesë zyrtare në Prill për nisjen e bisedimeve për dëmshpërblimet që Athina pretendon se i takojnë nga të dy luftërat botërore.

Merkel nuk e përmendi këtë çështje në konferencën për mediat, por Gjermania ka thënë më parë se çështja e dëmshpërblimeve të Luftës së Dytë Botërore me Greqinë është zgjidhur.

Greqia ka përllogaritur se minimalisht ajo duhet të dëmshpërblehet me 292 miliardë euro për pushtimin nga Gjermania në Luftën e Dytë Botërore dhe 9.2 miliardë nga Lufta e Parë Botërore. /Opinion.al

Pas