Kryesore

Përplasen dy ish-presidentët, Topi: Reagimi i Nishanit konfirmon…


               Publikuar në : 21:29 - 17/05/19 |
Opi Nion

Dy ish-presidentët e Shqipërisë, Bamir Topi dhe Bujar Nishani kanë vijuar përplasjen e tyre, pas publikimit të librit “Nocturn”.

Top në lirbin e tij shkruan se e ka njohur Nishanin si punonjës i një pike karburanti dhe se e ka afruar ai në PD.

Por pas, kësaj ka ardhur reagimi i Nishanit i cili tha se Bamir Topi  e sulmon për shkak të komplekseve të thella të inferioritetit.

“Të punosh pompist nuk është ndonjë gjë e keqe aspak.  Kam respektin dhe nderimin tim më të madh për të gjithë ata shqiptarë të ndershëm që bëjnë atë punë.  Ajo është shumë më e ndershme se sa p.sh. ti ushqesh fëmijët me paratë që ju merr si gjoba gjyqtarëve e prokurorëve.  Por mua nuk më është dashur të punojë kurrë si pompist.

I jam drejtuar drejt Bamirit duke i thënë : “nëse ti i ke votat (84) për tu zgjedhur President neve na ke të gjithëve në rresht pas teje, por nëse ti e çon Parlamentin drejt shpërndarjes dhe vendin në zgjedhje të parakohshme tre herë radhazi, duhet të marrësh përgjegjësi politike personale” ! U tmerrua nga kjo që i thashë, u ngrit në këmbë dhe tha se votat duhet ti gjente Sali Berisha dhe jo ai.  Ne fakt duheshin një duzinë votash nga socialistët për të kaluar situatën e për këtë duhej kandidat dikush që ishte “as mish e as peshk” që të mos viheshin në pozitë shumë të rëndë ata socialistë që do të votonin kandidatin tonë për President.

LEXO EDHE: Nishani përplaset me Bamir Topin: Hante paçe e pilaf pa paguar

Ky ishte Bamiri.  Kur e kam njohur, fillimisht më vinte keq dhe nuk e kuptoja se përse elita e partisë e përbuzte dhe nuk e afronte.  Rrinte gjithmonë i vetmuar tek një kioskë përballë selisë së PD.  Më merrte në telefon dhe fillimisht shkoja t’i bëja shoqëri. Kur pashë se rrinte aty veç të hante një pjatë me paçe e një tas me pilaf dhe largohej pa paguar, mu pështiros.  Pronarët e lokalit mund t’ja kishin ofruar “privilegjin” e paçes dhe pilafit falas por unë nuk e “gëlltisja” dot atë sjellje.  Ndaj nuk ja vlente që unë ti kundërvihesha një njeriu që kishte veç tre karakteristika ; gënjeshtar, burracak dhe qelepirxhi.  Këto janë në fakt karakteristikat e një individi me kompleksin e fortë të inferioritetit të cilit sot nuk i afrohen as vëllezërit e tij”-ka thënë Nishani.

Por, Topi i është kundërpërgjigjur përsëri Nishanit në “Report TV”, ku theksoi se ka qenë një reagim i ashpër nga Nishani, që sipas tij rikonfirmon atë që ai ka shkruar në libër.

“Bujar Nishani zë vetëm një faqe e gjysmë, nga 400 faqe. Ka qenë një reagim shumë nervoz dhe e panevojshme dhe e ndjej një humbje kohe që të vazhdojë të komentojë se ç’ka thënë Nishani. Para se të kem karrierë politike, kam pasur karrierë akademike. Bën një reagim shumë të ashpër, por konfirmon që e kam njohur në karburant. Këto janë të vërtetat e mia. Kjo është e vërteta. Unë nuk jam marrë asnjëherë se çfarë thonë të tjerët. Kam vendosur vetëm kushtet si jemi njohur”, shprehet Topi./ Opinion.al E.Xh.

Pas