Kronikë

Përplasen 3 makina pranë Sukthit, njëra merr flakë, bllokohet autostrada


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:41 - 20/05/21 |
Opi Nion

Një aksident rrugor ku janë përfshirë tre mjete është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Maminas-Durrës.

Policia bën me dije se një nga mjetet si pasojë e përplasjes është përfshirë nga flakët. Ndërkohë zjarrëfiksja mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për të neutralizuar flakët. Aksidenti  krijoi radhë të gjatë automjetesh në autostradën.

“Rreth orës 08:40, në aksin rrugor Maminas-Durrës, në Maminas, janë përplasur mjetet tip “Benz” , “Renault” dhe “Volksvagen”, ku ky i fundit ka marrë flakë.

Shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikëset kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./Opinion.al

Pas