Aktualitet

Erdhi me pushime, vajza nga Arabia Saudite ngacmohet seksualisht nga i riu


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:54 - 20/05/21 |
Opi Nion

Detaje të reja janë zbuluar pas publikimit të një rasti të ngacmimit seksual të një vajze 25-vjeçare në Tiranë.

Raportohet se e reja është nga Arabia Saudite dhe kishte ardhur për pushime në Tiranë, por u ngacmua seksualisht nga një 24 vjeçar, i cili u prangos nga policia.

Sipas news24, 24-vjeçari J. Meta nga data 17 deri në momentin qe u arrestua paraditen e djeshme i ka dërguar 25-vjeçares foto dhe video nudo të tij si edhe mesazhe në gjuhën angleze me përmbajtje banale.Pas ngacmimeve të vazhdueshme vajza denoncoi rastin në polici dhe i dyshuari u arrestua.

Ndërkohë policia njoftoi: “Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit J. M., 24 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase 25-vjeçare”./Opinion.al

Pas