InstaBIZ

Përpjekjet e Tristan Thompson të kota, Khloe Kardashian…


               Publikuar në : 10:35 - 10/11/19 |
xhu lia

Përpjekjet e basketbollistit Tristan Thomspon për t’u kthyer sërish me personazhin televiziv Khloe Kardashian kanë vijuar.

Pas komenteve flirtuese në Instagram, mësohet se ai i ka dhuruar ish-partneres së tij disa tullumbace të mëdha që lexonin “Pink Diamond”, njësoj si aroma e parfumit që ajo bashkë motrat e saj kanë hedhur në treg.

Mirëpo sipas  burimeve pranë tyre, Kardashian nuk e ka aspak ndërmend të rikthehet me të, pas gjithë gjërave që kanë ndodhur në marrëdhënien e tyre.

“Nuk ka rëndësi se çfarë bën ai, Khloe nuk ka asnjë interes që të përfshihet sërish në një lidhje romantike me Tristan. Ajo e di se ai mund të përpiqet ta fitojë përsëri, por njerëzit e afërt të saj e dinë që as nuk e ka në plan të pajtohet”,-shprehen burimet për mediat e huaja.

Pavarësisht dhuratave ajo nuk mund të harrojë tradhtitë e tij si gjatë shtatzënisë me vajzën e tyre, True, gjithashtu edhe më pas me mikeshën e ngushtë të familjes, Jordyn Woods.

Megjithatë pas ndarjes Khloe ka ruajtur një marrëdhënie korrekte me të për hir të vogëlushes së tyre 1-vjeçare, True./Opinion.al/

 

Pas