Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Perpetuum Nobile

2016/05/21 at 11:11 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Hello Gill

Nga Edision Ypi


Shqiptarë jeni të dy, por Ju jeni Ju, ai është ai.
Ju jeni Zotni, Bari. Ai është dhen, dhi’, tufë, bagëti, kopè.
Ju j’u dhimset ai, Ju lodheni shumë që ai të mos bëhet tepër i zi, Ju vuani, Ju në burg shkoni, Ju edhe vdisni, që ai të jetojë si njeri. Ai këtë nuk e di, dhe mirë bën që nuk e di.
Ju kohën e matni me dekada, me shekuj. Ai me sot me nesër.
Ai shpesh është faqezi. Ju botën përmbysni që t’ja zbardhni faqen edhe ati.
Mund keni lindur në fshat apo në qytet, si Ti si ai. S’ka asnjë rëndësi. Qyteti ka plot minj si ai. Fshati ka më tepër Zotni se qyteti.
Ju e adhuroni Perëndinë edhe kur nuk shkoni në Kishë apo Xhami. Ai vete në Kishë e Xhami, por nga frika.
Ju j’u skuqet faqja, keni turp. Ai kurrë nuk skuqet, ai turpin e ha, e pi.
Ai shpif, Ju asnjëherë.
Ai tregon plagët, Ju i fshihni ato.
Ai gënjen, Ju kurrë.
Ai mburret, Ju zorrët j’u përzihen.
Ju ëndërroni. Ai smundet.
Ju nuk jeni, as mund të bëheni fanatik i kurrgjëje. Ai lehtësisht besnik i verbër, fanatik i gjithçkaje bëhet.
Ju shqetësoheni kur kalon një kohë pa lexuar diçka të mirë. Atë e zë makina kur ndodhet pranë ndonjë libri.
Ju nuk largoheni nga Shqipëria. Ai mendjen e ka vetëm të marri arratinë.
Ju nuk trembeni nga sëmundjet. Kur sëmuret, atë e kap frika e vdekjes.
Ju thoni, vdiqa-vdiqa, kaq kishte qënë e shkruar.
Ai s’lë llum kafeje pa parë dhe magjistricë pa vajtur që t’ja parathotë fatin.
Ai krruan bythën nga majasilli, hemorroidet, zorra e trashë. Ju sëmundjet i keni luksoze, të epërme, nga ato për të cilat ilaçet nuk janë shpikur.
Ju shqetësoheni seriozisht për zgjerimin e vrimës se ozonit dhe pakësimin e pyjeve. Atij mendja s’i vete për të tilla.
Për Ju, mësuesit, nga fillorja në universitet, janë të shënjtë, ju kurrë nuk i përgojoni ata sido të kenë qënë. Ai qysh në fillore merret me intimitetin e mësueses a mësuesit, dhe kurrë nuk harron të shpifi diçka.
Ai urren. Ju nuk urreni, Ju pëbuzni.
Ai flet gjith kohën për veri-jug-tosk’-geg’-mysliman-kaur. Për Ju të gjithë shqiptarët janë shqiptarë dhe pikë.
Ju nuk kërkoni t’i ngjani kurrkujt. Ai gur nuk lë pa lëvizur, muhabet nuk lë pa kurdisur, flamur nuk lë pa grisur, t’ju ngjajë sadopak. Kur kupton se për t’ja arritur kësaj, i duhet të kthehet prapa tek disa gjëra të pamundura, tjetër familie, të tjerë prindër, tjetër edukatë, në fund të fundit tjetër jetë, tërbohet, dhe nis e shfryn e shpif.
Ai pillet, shumohet, ha, 10, vdes. Ju lindni, ndriçoni, digjeni, sytë kroje lotësh kurrë nuk j’u shterrin. Sorollopit në njëzetepesëvjeç sytë i janë tharë.
Ai ësht’ hipokrit, hileqar, hithër, hibrid, hi’, hije, hiç. Ju, mbi at’ hije e at’ hiç, ngriheni gjith hir’ hyjnor, plotë dritë Perëndie, plot hije Shqiptarie.



Ju sugjerojmë

Alarm në Francë nga vala e të nxehtit afrikan, ndalohen sportet dhe alkooli
Bota

Alarm në Francë nga vala e të nxehtit afrikan, ndalohen sportet dhe alkooli

21 Qershor, 2026 11:51 am
Ministria e Jashtme: Flamuri i Izraelit u përdhos nga protestues të maskuar
Aktualitet

Ministria e Jashtme: Flamuri i Izraelit u përdhos nga protestues të maskuar

21 Qershor, 2026 11:49 am
Përplasja finale Trump-Meloni, kryeministrja italiane: Mjaft me sulme pa kuptim
Bota

Përplasja finale Trump-Meloni, kryeministrja italiane: Mjaft me sulme pa kuptim

21 Qershor, 2026 11:26 am
(1975)/ Udhëtim në Shqipërinë, ku berberi i aeroportit shkurtonte flokët e turistëve
-Kulturë

(1975)/ Udhëtim në Shqipërinë, ku berberi i aeroportit shkurtonte flokët e turistëve

21 Qershor, 2026 11:24 am
Zjarr pranë varrezave të fshatit Zenelaj në Gjirokastër
Aktualitet

Zjarr pranë varrezave të fshatit Zenelaj në Gjirokastër

21 Qershor, 2026 11:01 am
Dita e 21-të e tubimit, një grup protestuesish qëndruan edhe gjatë natës
Aktualitet

Dita e 21-të e tubimit, një grup protestuesish qëndruan edhe gjatë natës

21 Qershor, 2026 9:03 am
18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, arrestohen 2 persona
Kronikë

Sherr mes fqinjëve, vritet një person në Rrogozhinë

20 Qershor, 2026 11:14 pm
Pas rrethimit të Kryeministrisë protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevard
Aktualitet

Pas rrethimit të Kryeministrisë protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevard

20 Qershor, 2026 11:05 pm
Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës
Aktualitet

Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës

20 Qershor, 2026 9:10 pm
Dita e 21-të e tubimit/ Protestuesit afat Ramës deri të dielën për dorëheqje
Aktualitet

Dita e 21-të e tubimit/ Protestuesit afat Ramës deri të dielën për dorëheqje

20 Qershor, 2026 8:46 pm
Para
Armët/ Rama del Bllof pas “sherrit” me gazetaren e Euronews, reagon PD

Armët/ Rama del Bllof pas "sherrit" me gazetaren e Euronews, reagon PD

Incidenti, gruaja tenton të takohet me Ramën e Metën, ndërhyn garda

Incidenti, gruaja tenton të takohet me Ramën e Metën, ndërhyn garda

De Biasi drekë me Taren: A po shkon tekniku i Kombëtares tek Lacio?

FOTO/ De Biasi publikon listën për ‘Euro 2016’. Ja lojtarët…

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Alarm në Francë nga vala e të nxehtit afrikan, ndalohen sportet dhe alkooli

Alarm në Francë nga vala e të nxehtit afrikan, ndalohen sportet dhe alkooli
21 Qershor, 2026

Ndalim i sporteve në natyrë dhe i shitjes së alkoolit në publik. Këto janë dy nga masat emergjente që Franca...

Lexo më shumë

Ministria e Jashtme: Flamuri i Izraelit u përdhos nga protestues të maskuar

Ministria e Jashtme: Flamuri i Izraelit u përdhos nga protestues të maskuar
21 Qershor, 2026

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi të dielën se flamuri i Ambasadës së Shtetit të Izraelit u hoq dhe...

Lexo më shumë

Përplasja finale Trump-Meloni, kryeministrja italiane: Mjaft me sulme pa kuptim

Përplasja finale Trump-Meloni, kryeministrja italiane: Mjaft me sulme pa kuptim
21 Qershor, 2026

Për të, çështja mbyllet këtu. Giorgia Meloni u ka kërkuar ministrave të ulin tonet dhe bojkoti i madh që ishte paralajmëruar për...

Lexo më shumë

(1975)/ Udhëtim në Shqipërinë, ku berberi i aeroportit shkurtonte flokët e turistëve

(1975)/ Udhëtim në Shqipërinë, ku berberi i aeroportit shkurtonte flokët e turistëve
21 Qershor, 2026

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 21 Qershor 2026 “Victoria Times (Australi)” ka botuar, të enjten e 28 gushtit 1975, në faqen...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}