Një 42-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Shijak, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase të mitur.
Sipas policisë, bëhet fjalë për E. B., 42 vjeç, banues në Xhafzotaj, Shijak, i cili është arrestuar në kushtet e flagrancës.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 42 vjeç, banues në Xhafzotaj, Shijak, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase të mitur”-njofton policia.