Bota

Dyshohet për të paktën 3 viktima nga përmbysja e varkës me emigrantë në Kanalin Anglez



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:05 - 14/12/22 |
Opi Nion

Të paktën tre persona dyshohet se kanë humbur jetën, pasi një varkë me emigrantë u përfshi në një incident teksa ishte duke lundruar në Kanalin Anglez.

Ekipet e kërkim shpëtimit kanë njoftuar se trupat e pajetë janë duke u transportuar me helikopterë,  raporton Daily Mail. 

LBC raporton gjithshtu se 43 njerëz janë shpëtuar të gjallë nga fatkeqësia, por po luftojnë për jetën e tyre në spital.

Faqja e internetit e radarëve të trafikut detar tregoi një grup anijesh në kanalin midis Lydd në Kent dhe Cap Gris Nez në Francë.

Varka besohet të jetë përmbysur rreth pesë milje larg Dungeness. Një zëdhënës i Prefekturës Detare të Kanalit në Francë tha se marina franceze dhe “një anije peshkimi në zonë po ndihmojnë gjithashtu në shpëtim”.

Ai deklaroi se anija u nis nga brigjet e Francës veriore në orët e para të së mërkurës.

Kushtet e motit raportohet se ishin “jashtëzakonisht të ftohta”, pavarësisht se deti ishte i qetë.

Ngjarja më e rëndë e emigrantëve në Kanalin Anglez ndodhi natën e 24 nëntorit 2021, ku një gomone me 34 persona u mbyt pas thirrjeve të vazhdueshme për ndihmë.

Pas