Kryesore

Kosova nënshkruan aplikimin për anëtarësim në BE, Osmani: Ditë historike



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:26 - 14/12/22 |
Opi Nion

Kosova ka nënshkruar këtë të mërkurë aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në ceremoni morën pjesë presidentja Vjosa Osmani Sadriu, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cilësoi si “historike” , ngjarjen e sotme.

“Po marrim një hap vendimtar drejt jetësimit të ëndrrës sonë kolektive”, tha ajo, duke shtuar se aplikimi për anëtarësim në BE është një hap drejt përmbushjes së ambicieve evropiane të Kosovës.

Dorëzimi i aplikimit pritet të bëhet më 15 dhjetor në Pragë të Çekisë, shtetit që aktualisht kryeson bllokun evropian.

Kosova deri më tani ka vetëm një marrëveshje kontraktuale me BE-në, përkatësisht Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit.

Nga 27 shtetet anëtare të bllokut, pesë prej tyre ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Bëhet fjalë për Spanjën, Rumaninë, Qipron, Greqinë dhe Sllovakinë.

Pas