Aktualitet

Përmbytjet/Policia apel shoferëve:Shmangni udhëtimet në zonat e rrezikshme


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:38 - 08/01/21 |
Doriana Çepunaj

Policia e Shtetit përmes një njoftimi në rrjetet sociale iu ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet në zonat më të rrezikuara dhe akset më problematike.

Gjithashtu, policia njofton se për shkak të shirave të rrëmbyeshëm që kanë shkaktuar problematika në shumë rrugë të vendit, efektivë të Policisë Rrugore kanë ngritur patrulla në akset problematika.

Shirat e rrëmbyeshëm që kanë rënë pandërprerë gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar problematika serioze, kryesisht në pjesën jugore të vendit, por edhe në Lezhë, Shkodër e Dibër. Ashtu si autoritetet e emergjencave apo ato të infrastrukturës, edhe shërbimet e Policisë Rrugore kanë shtuar prezencën e shërbimeve në akset problematike”, njoftojnë uniformat blu.

Më tej autoritetet këshillojë shoferët që të kenë kujdes dhe të shmangin lëvizjet në zonat që kanë rrezikshmëri për përmbytje.

Policia e Shtetit udhëzon qytetarët të shmangin lëvizjet në zonat e prekura nga vërshimi i ujërave, si dhe të bëjnë kujdes të shtuar e t’iu përgjigjen pa humbur kohë thirrjeve të autoriteteve shtetërore, në rast emergjencash”, sqaron policia./Opinion.al

Pas