Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përmbytjet/Peleshi: Situata po qetësohet,nuk bëhet politikë me emergjencat

2021/01/09 at 11:36 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Përmbytjet/Peleshi: Situata po qetësohet,nuk bëhet politikë me emergjencat

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka folur në lidhje me situatën e krijuar nga reshjet e shiut në disa zona të vendit.

Një një intervistë për “News24”, Peleshi i ndodhur në Shkodër tha se situata është në përmirësim pasi aktualisht nuk ka reshje dhe uji është tërhequr.

Ministri është shprehur se nuk ka asnjë familje në rrezik nga përmbytjet. Sa i përket tokave bujqësore të përmbytura Peleshi u shpreh se zona e Obotit në Shkodër është nën nivelin e detit dhe me reshjet e shtuara ndodh përmbytja.

Lidhur me mënyrë se si autoritetet janë koordinuar me Bashkinë e Shkodrës, Peleshi është shprehur se nuk mund të bëhet politik me emrgjencat dhe nuk mund të me fitohen as vota.

 “Në njësinë Ana e Malit, në fshatin Obot e njëjta situatë si dje. Ka një përmirësim të lehtë, disa cm rënie të nivelit dhe për shkak të erës që po fryn, ujërat do të tërhiqen me shpejtësi drejt detit. Reshjet tani kanë ndaluar dhe nuk rrezikohet pjesa e Nënshkrodrës, fusha e Obotit, çka ka qenë problematike në vitet e kaluara. Është gjithmonë frika e vitit 2010 të cilave duam t’ju shmangemi. Reshjet nuk i kemi në dorë, por menaxhimin e kaskadës. Kaskada e Drinit është menaxhuar mirë. Në HEC-in e Fierzës 10 metra rezervë. Nuk ka shkarkime në Vaun e Dejës. për shkak të reshjeve në ditët në vazhdim ne parashikojmë që nuk do të ndodhë më e keqja. Jam optimist që ditë pas dite situata do jetë më e mirë. Jemi në gatishmëri të plotë. Janë ngritur në të gjitha bashkitë dhe prefekturat shtabet. FA-të, janë me gatishmëri të shtuar që prej 2 ditës. Kemi në territor, mjete e forca prezentë, që kanë transportuar rreth 100 persona në Lezhë e Shkodër. Kanë evakuuar disa familje. Kemi lajme shumë të mira nga Lezha. Reshjet kanë pushuar dhe kanalet kulluese kanë funksionuar për mrekulli. Ka një përmirësim të jashtëzakonshëm nga dje. Ka tërheqje të ujërave të mëdha. Ka ndodhur brenda pak orësh. Puna në to ka bërë që të kemi një situatë kaq optimiste sot. Dëmtimi i rrugës Kashnjet-Lezhë, prefekti më ka siguruar që i kanë marrë masat dhe do rehabilitohet shpejtë. Është rruga e fshatit me disa familje. Niveli i ujit ka rënë ndjeshëm, reshje nuk ka, kështu që përmirësimi do të vijojë. Kemi disa akse ku ka dëmtime por forcat tona janë prezentë për rehabilitimin e tyre. Në Kallmet një aks rruge për shkak të daljes së lumit nga shtrati ishte dëmtuar por forcat tona kanë punuar për ta rehabilituar dhe tashmë është e aksesueshme. Në fshatin Obot kemi lënë mjete të rënda për të siguruar aksesin me fshatin”, u shpreh ministri i Mbrojtjes. Në qoftë se flasim për zonën e Obotit, është nën nivel. Është një zonë që përmbytet sistematikisht sa herë ka reshje të shtuara. Një gjë është pozitive, menaxhimi i kaskadës dhe i kanaleve kulluese. Prurjet pothuajse dy herë më të larta se në vitin 2010 kur ndodhi përmbytja e madhe. Me prurje 4200 m3 jemi në një situatë minore në krahasim me të shkuarën. Reshjet kanë sjellë fryrjen e lumenjve, Gjadër, Drini, lumit Buna dhe ka nxjerrë aty këtu lumenjtë nga shtrati që kanë përmbytur toka bujqësore. Në ditët në vijim nuk mund të vihet bast sepse do kemi rritje të reshjeve, sidomos në datën 11. Ka rënë niveli në urën e Mifolit dhe niveli në Memaliaj që është treguesi, nga 5.4 dje, para një ore 4 metra dhe reshje të shumta nuk ka. Nuk jemi pranë rrezikut të përmbytjeve nga Vjosa në qarkun e Fierit dhe Vlorës. Janë 1800 forca të angazhuara nga njësitë vendore dhe 260 forca të FA-ve në gatishmëri. 1200 forca të tjera të angazhuara nga forcat tona janë në të gjitha qarqet. Shpresoj dhe parashikoj që nuk do kemi emergjenca, rrezikime të jetëve të njerëzve. Temp janë relativisht të larta për sa i përket dëborës, por në ditët në vijim do ketë rënie të temp duke sjellë dhe ulje të prurjeve në lumenj. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile është në territor. Të gjitha hallkat e zinxhirit të emergjencave civile kanë funksionuar shumë mirë. Ku bashkia nuk funksionon siç duhet kompensohet me rolin e prefektëve tanë. Me emergjencat nuk mund të bëhet politikë. Nuk fitohet vota me emergjencat. Nuk jam takuar, do të preferoja ta takoja dhe të më shoqëronte, mbase ka pasur angazhime të tjera, më të rëndësishme. Nuk kam komunikuar me kryetaren e Bashkisë por besoj që e ka marrë informacionin nga shtabi i emergjencave. Nuk jemi në skenarë të dëmtimeve të mëdha ekonomike. Ne do jemi të përgatitur për të asistuar dhe me ndihma ushqimore aty ku kërkohet por nuk vlerësohet një dëm i madh ekonomik”, tha Peleshi./ Opinion.al

Etiketa: niko peleshipermbytjetshkoder

Ju sugjerojmë

Kuvendi rrëzon kërkesën e opozitës për shkarkimin e Niko Peleshit
Kryesore

Kuvendi rrëzon kërkesën e opozitës për shkarkimin e Niko Peleshit

30 Tetor, 2025 11:38 am
“Europa është ballkanizuar”, Rama: Kemi një problem me Serbinë, por gjyshja…
Kryesore

“Europa është ballkanizuar”, Rama: Kemi një problem me Serbinë, por gjyshja…

30 Tetor, 2025 11:03 am
Pastrim parash të një grupi kriminal në Durrës, ekstradohet nga Milano një shtetas
Kronikë

Pastrim parash të një grupi kriminal në Durrës, ekstradohet nga Milano një shtetas

30 Tetor, 2025 10:30 am
SHBA do të rifillojë testimin e armëve bërthamore për herë të parë në 30 vjet
Bota

SHBA do të rifillojë testimin e armëve bërthamore për herë të parë në 30 vjet

30 Tetor, 2025 9:56 am
Kuvendi mblidhet në dy seanca plenare këtë të enjte
Kryesore

Kuvendi mblidhet në dy seanca plenare këtë të enjte

30 Tetor, 2025 8:43 am
“Travel and Tour World”: Zbuloni lumin Vjosa, destinacionin e ri të…
Aktualitet

“Travel and Tour World”: Zbuloni lumin Vjosa, destinacionin e ri të…

30 Tetor, 2025 8:38 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

30 Tetor, 2025 8:34 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

30 Tetor, 2025 8:33 am
Rama: Me ndihmën e teknologjisë, kemi zhdukur korrupsionin në nivelin e parë
Politikë

Rama: Me ndihmën e teknologjisë, kemi zhdukur korrupsionin në nivelin e parë

29 Tetor, 2025 11:00 pm
“E ndoqi fëmijën me gurë se po shihte kalin”, vrasësi i Beratit, person problematik
-U tha në Opinion

“E ndoqi fëmijën me gurë se po shihte kalin”, vrasësi i Beratit, person problematik

29 Tetor, 2025 10:53 pm
Para
Reshjet/ARRSH: Nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve në akset kombëtare

Reshjet/ARRSH: Nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve në akset kombëtare

Indonezi/ Zhduket aeroplani me mbi 60 pasagjerë, gjenden mbetje në det

Indonezi/ Zhduket aeroplani me mbi 60 pasagjerë, gjenden mbetje në det

PD për projektin në Vlorë: Qeveria shkeli Kushtetutën

PD për projektin në Vlorë: Qeveria shkeli Kushtetutën

TE FUNDIT

Kuvendi rrëzon kërkesën e opozitës për shkarkimin e Niko Peleshit

Kuvendi rrëzon kërkesën e opozitës për shkarkimin e Niko Peleshit
30 Tetor, 2025

Kuvendi ka rrëzuar vetëm me votat e mazhorancës kërkesën e deputetëve të opozitës për shkarkimin e kreut të parlamentit Niko...

Lexo më shumë

“Europa është ballkanizuar”, Rama: Kemi një problem me Serbinë, por gjyshja…

“Europa është ballkanizuar”, Rama: Kemi një problem me Serbinë, por gjyshja…
30 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria kërkon marrëdhënie të mira me Serbinë, pavarësisht dallimeve për Kosovën. “Ne jemi të patundur...

Lexo më shumë

Pastrim parash të një grupi kriminal në Durrës, ekstradohet nga Milano një shtetas

Pastrim parash të një grupi kriminal në Durrës, ekstradohet nga Milano një shtetas
30 Tetor, 2025

Një shtetas është ekstraduar nga Italia pasi në prill 2025 GJKKO-ja i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për...

Lexo më shumë

SHBA do të rifillojë testimin e armëve bërthamore për herë të parë në 30 vjet

SHBA do të rifillojë testimin e armëve bërthamore për herë të parë në 30 vjet
30 Tetor, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se SHBA-të do të rifillojnë testimin e armëve bërthamore për herë të parë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com