Politikë

Përjashtohet 5 ditë nga Kuvendi Petrit Vasili: Ka fyer Taulant Ballën



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:15 - 24/11/22 |
Opi Nion

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën kanë përjashtuar me 5 ditë deputetin e PL, Petrit Vaslin, pasi ka fyer deputetin e PS, Taulant Balla.

Teksa Vasili mori fjalën në Kuvend, Balla i ndërpreu fjalën për një saktësim në rregulloren e Kuvendit.

Pas kësaj ndërhyrje, Vasili i është drejtuar Ballës duke i thënë “Skizofren, mos bëj si idiot. Kërkesa për procedurë të përshpejtuar të shqyrtimit të pr/ligjit. Por s’jemi në këtë rast. S’ka lidhje fare. Qetësohu ore!.

Kujtpojmë se në Parlament, pak javë më parë kryeminsitri Rama shpërtheu në fyerje ndaj deputetëve të opozitës duke iu vendosur edhe epitete, por ndaj tij nuk u mor asnjë masë disiplinore.

Madje, për shkak të përlasjes me Ramën, u përjashtuan me 10 ditë deputetët e PD, Bujar Leskaj dhe Edi Paloka, ndërsa pak ditë më pas u pëtjashtu me 5 ditë edhe deputeti Gazment Bardhi.

Në pak javë janë marrë katër masa disiplinore për deputetët e opozitës dhe asnjë për mazhorancën.

Njoftimi i Kuvendit

U mblodh Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën

Në drejtimin e znj. Klotilda Bushka, ditën e sotme u mblodh Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën, për shqyrtimin e kërkesës së grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, marrë shkas nga sjellja

joparlamentare e deputetit z. Petrit Vasili, ku gjatë leximit dhe interpretimit jo të saktë të  Rregullores së Kuvendit dhe në

kundërshtim me procedurat, ju drejtua me fjalë fyese Kryetarit te Grupit të PS, z. Balla, në fillim të punimeve te seancës plenare, datë 24.11.2022.

Në zbatim të nenit 63 pika ç dhe nenit 65/1 të Rregullores së Kuvendit, Sekretariati vendosi me 3 vota Pro, marrjen e masës disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 5 (pesë) ditë” për deputetin z. Petrit Vasili.

Ky vendim hyn në fuqi në datën 25.11.2022

Pas