Kryesore

Përjashtimi i Hajdarit, Grida Duma: Historia njeh edhe rikthimet


               Publikuar në : 13:14 - 14/03/19 |
eri on

Grida Duma duke folur për përjashtimin e Rudina Hajdarit nga strukturat e Partisë Demokratike, tha se politika ka uljet dhe ngritjet e veta dhe se historia njeh rikthimet. Në këtë mënyrë, edhe pse theksoi se vendimi i takon forumeve, Duma ka lënë të hapur një shteg për rikthimin e Hajdarit në PD.

“Vendimi i takon forumeve dhe kur forumet vendosin një gjë për njërin, ajo duhet të zbatohet për të tjerët, kështu funksionon në një organizatë. Kush është figurë politike me trashëgimi politike, di të tregojë veten. Politika ka uljet dhe ngritjet e veta dhe historia i njeh rikthimet”, ka thënë Grida Duma në një intervistë për A2 CNN.

Rudina Hajdari deklaroi në një intervistë për Zërin e Amerikës se nuk do ta dorëzonte mandatin, edhe pse mund të përjashtohej. Ajo risolli në kujtesë edhe dy rastet ku babai i saj Azem Hajdari u përjashtua nga Partia Demokratike, por sërish u rikthye aty./Opinion.al

Pas