Bota

“Përhapte lajme të rreme ”, Gazetarja e BBC-së dënohet me 3 vjet punë të rëndë në Mianmar



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:57 - 16/09/22 |
Opi Nion

Një gazetare e pavarur që punonte për shoqatën e bamirësisë së BBC-së është dënuar me tre vjet punë të rëndë në Mianmar.

Htet Htet Khine, prezantuesja e një programi të prodhuar nga BBC Media Action për audiencën lokale, u arrestua në gusht 2021.

Drejtori i programeve të BBC Media Action tha se masa ishte alarmante.

“Kjo dhe ndalime të tjera të punonjësve të medias në vend, bien ndesh me parimet bazë të të drejtave të njeriut dhe lirisë së shprehjes,” tha Richard Lace.

Autoritetet thanë se raportimi i Htet Htet Khine përhapnin informacione të rreme dhe se nxisnin gjuhë urrejtje. Familja e saj tha se këto akuza ishin të padrejta.

Shumë gazetarë dhe aktivistë janë burgosur që kur ushtria mori pushtetin në një grusht shteti në shkurt 2021. Që nga grushti i shtetit në Minamar , 12 media janë mbyllur me forcë dhe 142 gazetarë janë arrestuar.

Sakaq, Htet Htet Khine u bë e njohur pas udhëtimeve të bëra në të gjithë vendin duke treguar ndikimin e konflikteve të brendshme./Opinion.al

Pas