Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përgjumja e Rilindjes dhe fati i të punësuarve në Call Center!

2016/12/12 at 8:15 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Përgjumja e Rilindjes dhe fati i të punësuarve në Call Center!

Nga Jorida Tabaku


Dy javë më parë Dhoma e Ulët e Parlamentit Italian votoi ligjin e qeverisë Renzi të pagëzuar si “Ligji kundër delokalizimeve të Call Center”. Një ligj që prek drejtë për drejtë punësimin e 24 mijë shqiptarëve në vend, shumica dërrmuese të rinj që sapo kanë përfunduar shkollën apo edhe punojnë ndërsa shkollohen.
Ligji i sapo miratuar, së pari u hoq mundësinë kompanive italiane që kanë hapur call center përmes të tretëve në Shqipëri që të përfitojnë nga subvencionet e shtetit Italian. Së dyti, kërkon prej tyre që të lajmërojnë qytetarin italian që po lidhet me një operator në Shqipëri duke i dhënë mundësinë të parit të ndryshojë operatorë (pra të zgjedhë një italian) dhe së treti, vështirëson akoma më shumë hapjen e Call Center (në mos rrezikon për disa mbylljen) në vendin tonë.

Të gjitha këto kanë për të sjellë pasoja të menjëhershme të biznesit në vendin tonë duke krijuar një situatë kaotike për të cilën është folur këto ditë në media.

Reagimi i qeverisë? Asgjë konkrete edhe pas miratimit në Senat!

Një vend si Shqipëria duhet të bëjë çdo gjë për të luftuar për çdo vend pune me rajonin, por numri i të papunëve, sipas të dhënave të INSTAT është 14.7% për vitin 2016 duke qenë më i lartë se sa viti 2012 (13.9%).

Këtyre shifrave dhe situatës me ligjin italian në fjalë Ministri i Punës edhe Shanseve të Barabarta si dhe Kryeministri në datën 8 dhjetor 2016 (ditën e rinisë) iu përgjigjën me veprën më të fundit të politikave të fasadës. Ndërtimin e një qendre rinore megjithëse një ditë përpara kësaj date senati italian kishte miratuar ligjin në fjalë. Politikat e tyre në shërbim të rinjve kufizohen në mure të lyera dhe salla të reja ku kryeministri dhe oborri i tij të shpalosin talentin e tyre për fasadat.

Ministria e Ekonomisë që duhet të ketë këtë dhe vetëm këtë detyrë primare, ngriti një grup pune dy ditë përpara se ligji të miratohej ndërkohë që kishte 9 muaj që diskutohej. Ministri i Financave i cili është i pari për të na komentuar shifrat e INSTAT të kryeministrit ka heshtur duke mos ofruar asnjë politikë lehtësuese fiskale apo tentativa për t’u takuar me këto biznese.

Përveç një “kërcënimi” dhe një letre me tone më së shumti qesharake, qeveria jonë mbeti e përgjumur duke lënë në mëshirë të fatit jo vetëm sipërmarrësit që kanë siguruar vendet e punës por edhe të rinjtë. Minimalisht, kostot me të cilat kompanitë e mëdha do të paguajnë kompanitë e treta (që janë ndërlidhësit me kompanitë e mëdha) do të bien e kjo do të sjellë ulje të punonjësve. Nga ana tjetër, numri i kompanive të reja që do të hapen apo edhe zgjerohen në vend do të bie jashtëzakonisht si pasojë e ligjit të ri dekurajues.

Rilindja sot është e përgjumur dhe dembele për të luftuar për investime të huaja me vendet e rajonit, rilindja sot ka prioritet rritjen e taksave dhe jo krijimin e vendeve të punës, por minimalja do të qe për një qeveri që të paktën të mbajë këto vende që janë krijuar, e të ruajë këto të rinj që në moshë të re bëjnë një punë dinjitoze e kanë vendosur të rrinë këtu në Shqipëri. E zënë dhe e nginjur me abuzimet e një mandati, e pështjelluar me sikletet e njëpasnjëshme të skandaleve si dhe dështimeve të turpshme ekonomike, kjo qeveri është e pa zonja edhe mbi të gjitha pa vizion për të ofruar zgjidhje.

Rreziku që të rinjtë e vendit të mbeten pa një burim të ardhurash nuk e shqetëson një qeveri e cila burimin e vet e ka në format e paligjshme. Por na shqetëson ne si opozitë njësoj si shumë shqiptarë, të rinj dhe të vjetër që duan të ndërtojnë të ardhmen e tyre me punë të ndershme.



Ju sugjerojmë

Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare
Kryesore

Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare

10 Qershor, 2026 1:52 pm
BE hap rrugën për deportimin e azilkërkuesve jashtë Unionit
Bota

BE hap rrugën për deportimin e azilkërkuesve jashtë Unionit

10 Qershor, 2026 1:45 pm
Zhdukja e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia e Enea Zyferit në gjykatë
Kronikë

Zhdukja e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia e Enea Zyferit në gjykatë

10 Qershor, 2026 1:40 pm
Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
Bota

Negociata të fshehta, Trump kërkon rritjen e çmimeve të ilaçeve në Europë

10 Qershor, 2026 12:55 pm
Vendimi/ Futet në fuqi Bordi i Transparencës për çmimet e naftës
Aktualitet

Bordi i Transparencës ul me 2 lekë çmimet e hidrokarbureve

10 Qershor, 2026 11:58 am
Rama publikon pamje nga projekti i aksit Milot-Balldren: Hap i rëndësishëm
Aktualitet

Rama publikon pamje nga projekti i aksit Milot-Balldren: Hap i rëndësishëm

10 Qershor, 2026 11:52 am
Si nisi sherri që përfundoi me plagosjen e menaxherit të lokalit në Shëngjin
Kronikë

Si nisi sherri që përfundoi me plagosjen e menaxherit të lokalit në Shëngjin

10 Qershor, 2026 11:47 am
Temperaturat thyejnë rekordet në Europë, i nxehti afrikan përfshin kontinentin
Bota

Temperaturat thyejnë rekordet në Europë, i nxehti afrikan përfshin kontinentin

10 Qershor, 2026 11:41 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Plagosje me armë zjarri në Lezhë

10 Qershor, 2026 11:12 am
Protesta e qytetarëve/ Rama përplaset me Iranin:  Jeni vërtet pa pikë turpi…
Aktualitet

Protesta e qytetarëve/ Rama përplaset me Iranin: Jeni vërtet pa pikë turpi…

10 Qershor, 2026 10:46 am
Para
HORROR/ Nëna vret djalin e saj 21 muajsh, e mbyt dy herë në vaskë

HORROR/ Nëna vret djalin e saj 21 muajsh, e mbyt dy herë në vaskë

INTERVISTA/ Bylykbashi: Ja kush penalizohet nga ligji i dekriminalizimit

Bylykbashi sfidon Ramën: Më trego paragrafin që vetingu është kushtetuese

Mali i Zi nuk mund ta ndihmojë Kosovën për liberalizimin e vizave

Mali i Zi nuk mund ta ndihmojë Kosovën për liberalizimin e vizave
















TE FUNDIT

Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare

Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare
10 Qershor, 2026

Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi sot se ka kërkuar te Partitë Popullore Europiane mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare në Shqipëri. Po...

Lexo më shumë

BE hap rrugën për deportimin e azilkërkuesve jashtë Unionit

BE hap rrugën për deportimin e azilkërkuesve jashtë Unionit
10 Qershor, 2026

Planet e Bashkimit Europian për të dërguar azilkërkuesit e refuzuar në qendra deportimi jashtë territorit të Unionit duket se po...

Lexo më shumë

Zhdukja e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia e Enea Zyferit në gjykatë

Zhdukja e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia e Enea Zyferit në gjykatë
10 Qershor, 2026

Enea Zyferi ka mohuar që të jetë i përfshirë në rrëmbimin e Eglant Koçit. Në media është zbardhur dëshmia e...

Lexo më shumë

Negociata të fshehta, Trump kërkon rritjen e çmimeve të ilaçeve në Europë

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
10 Qershor, 2026

Administrata e Donald Trump po hap një tjetër betejë me Europën, këtë herë jo për tarifat, mbrojtjen apo NATO-n, por për çmimet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}