Emisioni “Opinion” ka sjellë mbrëmjen e së martës detaje nga dosjet e Sigurimit të Shtetit, lidhur me disa nga figurat dhe emrat e njohur të artit dhe letrave, të përgjuar dhe vëzhguar gjatë komunizmit.
Rudolf Marku, poet dhe shkrimtar i kohës ka zbuluar vetëm para pak kohësh dosjen e tij. Bashkëpunëtorët, pseudonimet, përgjimet dhe paradokset e një procesi që zgjati për më shumë se 20 vjet, dëri në rënien e sistemit.
Në një nga dokumentat e dosjes me 305 faqe, është gjithashtu edhe denoncimi i një nxnënëseje 16-vjeçare, në kohën që Marku ishte mësues në Lezhë. Vajza e vitit të parë, ia ka treguar të atit qëndrimet e mësuesit madje edhe faktin që ai di gjuhë të huaja, ndërsa i ati operativ i sigurimit, ka dëshmuar gjithçka, që tashmë është pjesë e dosjes./Opinion.al