Kryesore

Zoran Zaev anulon dorëheqjen


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:04 - 10/11/21 |
Opi Nion

Zoran Zaev ka vendosur që të anulojë dorëheqjen e tij si kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Lajmi është bërë i ditur nga partia e tij mbrëmjen e djeshme. Organet më të larta partiake të LSDM-së, Këshilli Ekzekutiv dhe Qendror kanë vendosur që Kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, të anulojë dorëheqjen deri në stabilizimin e situatës në vend.

Kishte diskutim të frytshëm mes anëtarëve të Këshillit Ekzkutiv dhe Qendror dhe duke marrë parasysh momentin në të cilin gjendet vendi, u rekomandua dhe njëzëri u miratua vendimi që Kryetari dhe Kryeministri Zaev ta anulojë dorëheqjen e tij në kohë të pacaktuar, tha Pero Kostadinov nga LSDM-ja.

Një nga argumentet për shtyrjen e dorëheqjes është mundësia që Maqedonia e Veriut të fillojë negociatat me BE-në në dhjetor.  LSDM theksoi se Zaev e ka dorëzuar dorëheqjen, por organet e partisë nuk e kanë pranuar.

LSDM humbi në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, ç’ka bëri që Zoran Zaev të paralajmëronte dorëheqjen nga posti i kryeministrit, si edhe nga drejtimi i LSDM-së.

Sakaq, opozita ka dorëzuar një mocion mosbesimi në Kuvend duke pretenduar se ka mbledhur 61 firmat e nevojshme për rrëzimin e qeverisë./Opinion.al

Pas