Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përgjimet e plota/Ne i japim lekët për votën. Qafsha fëmijët e kam dhënë!

2019/01/30 at 6:56 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Përgjimet e plota/Ne i japim lekët për votën. Qafsha fëmijët e kam dhënë!

Zëri i Amerikës dhe BIRN kanë publikuar sot një sërë përgjimesh që kompromentojnë rëndë zgjedhjet e parlamentare të 25 Qershorit 2017. Në përgjime del më shumë se një herë Vangjush Dako dhe vëllezërit Avdylaj. Aty flitet qartë për para të dhëna për votën. Jo vetëm në Durrës por edhe në Lezhë, Kavajë e Dibër.


Bisedat telefonike tregojnë gjithashtu një marrëdhënie të shtrirë në kohë mes Dakos dhe vëllezërve Avdyli, kontributi i të cilëve në zgjedhje duket se është shpërblyer me akses pranë disa institucioneve kyçe në Durrës.

Përgjimet e siguruara nga BIRN, të cilat janë pjesë e dosjes ende nën hetim 339/1, tregojnë se Altin Avdyli, i njohur si Niçja, ka pasur komunikime të vazhdueshme telefonike me kryebashkiakun Vangjush Dako nga janari 2017 deri në shkurt të vitit 2018. Përgjimet tregojnë gjithashtu se dy vëllezërit Astrit dhe Altin Avdyli kanë drekuar të paktën dy herë me Dakon në fillim të vitit 2017.

Lidhja e kryebashkiakut me Avdylajt kulmoi megjithatë në prag të zgjedhjeve të 25 qershorit 2017, ku një bisedë e publikuar tashmë nga media, tregon përfshirjen e grupit të Shijakut në procesin zgjedhor.

Mbrëmjen e 24 qershorit, Altin Avdyli është përgjuar teksa komunikon me një person të panjohur, i cili i premton 6 vota dhe i kërkon që “t’i thotë Vangjushit që t’u japë ndonjë lek që të votojnë”.

Dy ditë pas zgjedhjeve, më 27 qershor 2017, Dako është përgjuar sërish teksa flet në telefon me Altin Avdylin dhe kërkon të takohet me të vëllanë, Astritin. Sipas transkriptit të zbardhur, Dako thotë “doja ta takojsha, ta falenderojsha, ta pyesja një çikë…”.

Një prokuror në dijeni të hetimit, që foli me BIRN në kushtet e anonimatit tha se kreu i dyshuar i bandës, Astrit Avdyli komunikonte me kryebashkiakun Dako jo me telefonin e tij, por përmes personave të tjerë. Prokurori i tha BIRN se rrjedhja në media e lajmit se kryebashkiaku Dako ishte përgjuar në nëntor 2017 e dëmtoi hetimin. Por komunikimet u ndërprenë vetëm përkohësisht.

“Mund të them që janë me dhjetra telefonata të përgjuara,” tha prokurori. “Kryesisht flisnin për takime të ndërsjella, për të drekuar apo darkuar. Komunikonin edhe për probleme të tjera, kërkonin zgjidhje të problemeve të përditshme,” shtoi ai.
Përgjimet e siguruara nga BIRN tregojnë se Dako ishte zyrtari më i lartë, por jo i vetmi që kultivoi raporte të ndërsjellta me vëllezërit Avdyli.

Një numër zyrtarësh lokalë në institucione kyçe si inspektorë të INUK, drejtues në bashki, punonjës të Sigurisë Portuale apo madje edhe të universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës janë përgjuar gjatë komunikimeve me vëllezërit Avdyli në fillim të vitit 2018, ndërkohë që këta të fundit kërkonin favore të llojeve të ndryshme.

Dokumentet tregojnë gjithashtu se vëllezërit Avdyli kanë komentuar apo ndjekur me interes zgjedhjet për presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, ndonëse nga bisedat nuk del qartë se kush ishte kandidati i preferuar.

Bashkia e Durrësit rezulton të jetë vetëm njëra prej zonave të influencës së grupit të dyshuar kriminal, ndërsa të dhënat hetimore tregojnë se ata janë përfshirë edhe në Kavajë. Ndërsa në Lezhë, përgjimet tregojnë se vëllai i ish-deputetit socialist Arben Ndoka flet gjithashtu për blerje votash.

“…Nga përgjimet e telefonave celularë në përdorim të shtetasit Gjevi Ndoka evidentohet se ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë, si para dhe gjatë fushatës zgjedhore është përfshirë në mënyrë aktive duke ofruar dhe dhënë të holla (para) zgjedhësve për të votuar kandidatët për deputetë nën siglën e Partisë Socialiste, të dhëna këto që dalin nga përgjimet,” shkruhet në dosjen hetimore.

Megjithatë, jo të gjitha transaksionet për votat kanë shkuar fjollë.

Një telefonatë e përgjuar dy ditë pas zgjedhjeve, të cilët hetuesit e çështjes e identifikojnë në zonën e Kavajës- por që BIRN nuk arriti ta verifikonte në mënyrë të pavarur, tregon jo vetëm fenomenin e blerjes së votës, por edhe fotografimin e saj dhe presionin për të kthyer paratë mbrapsht.

“Është filmue ajo punë, le tashi. Të më japë lekët mbrapsht Miri, ka mbaruar ai muhabet,” thotë njëri prej biseduesve. “Ne i japim lekët me mbaru ato punë e halle që keni, jo me dhanë lekë e mos me dhanë votën,” shtohet aty, duke kërkuar që lekët të kthehen urgjentisht mbrapsht.

Pergjimet:
1 Biseda e Altin Avdylit me një person të panjohur, ku flitet për blerjen e votave.
2 Transkript i datës 27 qershor 2017, ku bëhet presion për kthimin mbrapsht të lekëve të votave.
3 Biseda e Altin Avdylit për drekën me Vangjush Dakon në Hotel Majestik në Durrës.
4 Transkript i bisedës së Astrit Avdylit për koordinim të një dreke me kryebashkiakun Dako.
5 Bisedë mes dy vëllezërve Avdyli lidhur me ndërtimin përballë hotelit të tyre.
6 Bisedë e Altin Avdylit me një zyrtar prezantuar nga kryebashkiaku Dako.

Shkrimi është marrë me shkurtime nga BIRN. Lexoni këtu variantin e plotë

Etiketa: avdylajDakoPërgjime


Ju sugjerojmë

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar
Kryesore

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar

14 Korrik, 2026 8:44 pm
Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë
Kryesore

Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

14 Korrik, 2026 8:13 pm
Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund
Kryesore

Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund

14 Korrik, 2026 8:09 pm
Vlorë/ Banesa u përfshi nga zjarri, humb jetën i moshuari
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Mollas, humbin jetën dy persona

14 Korrik, 2026 7:54 pm
Marrëveshja e Detit me Greqinë, Hoxha: Do të shkojmë në gjykata ndërkombëtare
Kryesore

Hoxha për deklaratën e ministres serbe: Fyerje për viktimat e luftës

14 Korrik, 2026 7:09 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Deklarata e ministres serbe, PD kërkon shpalljen e saj “non grata”

14 Korrik, 2026 5:33 pm
“Tokat bujqësore”/ Gjiknuri debat me Manjën: Më jep fjalën ose po largohem
Kryesore

“Tokat bujqësore”/ Gjiknuri debat me Manjën: Më jep fjalën ose po largohem

14 Korrik, 2026 2:44 pm
“Albanian Files”/ PD depoziton kallëzim penal në SPAK ndaj Ramës
Kronikë

“Albanian Files”/ PD depoziton kallëzim penal në SPAK ndaj Ramës

14 Korrik, 2026 12:32 pm
Ivi Kaso largohet pas 12 vitesh nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së
Kryesore

Ivi Kaso largohet pas 12 vitesh nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së

14 Korrik, 2026 12:08 pm
SPAK mbyll hetimet ndaj ish-kryebashkiakut të Divjakës, Kokoneshi merret i pandehur
Kronikë

SPAK mbyll hetimet ndaj ish-kryebashkiakut të Divjakës, Kokoneshi merret i pandehur

14 Korrik, 2026 11:53 am
Para
Tragjedia ajrore/ Kthesë në hetimet për avionin ku u zhduk Sala

Tragjedia ajrore/ Kthesë në hetimet për avionin ku u zhduk Sala

Ish-fotografi i Mbretërisë rrëfen sekrete: Pse ka garë mes Meghan dhe Kate

Ish-fotografi i Mbretërisë rrëfen sekrete: Pse ka garë mes Meghan dhe Kate

Shtete të ngrira në SHBA, temperaturat -40 gradë: Shënohen 4 viktima

Shtete të ngrira në SHBA, temperaturat -40 gradë: Shënohen 4 viktima
















TE FUNDIT

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima
14 Korrik, 2026

Disa persona raportohet  se kanë humbur jetën pas një zjarri që shpërtheu të martën në kullën Oxy,  nje kantier ndertimi...

Lexo më shumë

Trump tërhiqet nga tarifa për Hormuzin

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
14 Korrik, 2026

Presidenti Amerikan  Donald Trum , është tërhequr nga propozimi për vendosjen e një tarife prej 20% për anijet që kalojnë...

Lexo më shumë

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar
14 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Brukseli lidhur me projektin e planifikuar në Zvërnec, duke deklaruar se procesi nuk ka...

Lexo më shumë

Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë
14 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në Konferencën e IX Ndërqeveritare për mbylljen e tre grupkapitujve të tjerë për anëtarësimin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}