Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përgjimet/ E pabesueshme, ja ku gaboi Balili që ra në grackën e policisë greke

2017/02/07 at 10:11 AM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Zbardhen 6 raste të trafikut të drogës nga grupi i Klement Balilit

Trafikantët grek e shqiptarë flisnin me njëri-tjetrit në telefon, teksa policia greke i kishte nën përgjim. Deri më 11 Mars 2016, policia greke dinte se ishte një trafikant shqiptar me emrin Keli por nuk dinte identitetin e tij të plotë. Ka qenë një gafë e Kelmend Balilit që ka çuar në identifikimin e tij. Opinion.al disponon disa dokumente që janë biseda telefonike të përgjuara nga prokuroria greke dhe që i janë vënë në dispozicion drejtësisë shqiptare për ta arrestuar Balilin.


Siç shihet edhe në dokumentet e mëposhtme, Balili komunikonte vazhdimisht me skafistin që transportonte drogën drejt Greqisë Petro Dalanaj të cilin e orientonte për rrugën që do të ndiqte deri në ishujt grek ku do linte ngarkesën. Ky person është tashmë i arrestuar. Gjithashtu Balili komunikonte me biznesmenin grek Alyfantis Georgis i cili ishte pritësi i lëndës narkotike, shkruan opinion.al.

Por si ra Balili në grackë?

Në numrin e Alyfantis Georgis (që ishte në përgjim) Klemend Balili dërgon numrin e tij të pasaportës, pasi grekut i duhej leje për të përdorur skafin. Në këtë moment policia greke ka identifikuar se kush ishte boss-i që niste tonelata me drogë nga Shqipëria. Pra afro 1 vit më parë (mars 2016) policia greke ka identifikuar Balilin. Ndërsa urdhër arresti për të nga prokuroria shqiptare doli 10 muaj më pas (dhjetor 2016).

Shihni më poshtë bisedat e përgjura të Kelmend Balilit me skafistin shqiptar dhe grekun që priste drogën

Dokument I: Komunikimi i Kelmend Balilit (Keli) me skafistin Petro Dalanaj

Dalanaj: Hajde vlla

Keli: Kalove cdo gjë? Kalove shumë?

Dalanaj: Po ika

Keli: Ike shumë milje nga ishulli

Dalanaj: 5, 67 milje. Kam hajt në një ishull tjetër, është një tjetër nga pas.

Keli: Mirë hajde. Hapu cik dhe ik avash

Dalanaj: Mire hajde

Kely: Hajd shëndet

Biseda 2: Keli dhe Petro Dalanaj

Dalanaj: He re vlla

Keli hajde avash avash. Ec

Dalanaj: po vij

Keli: Do dalesh nga maja dhe do futesh në gjirin e madh

Dalanaj: E di ore e di. Atje në anë ku zbresin makinat?

Keli: E sic futesh në plazh

Dalanaj: Sic është rruga

Keli: Eee nga ana e brendshme që është, jo nga na tjetër

Dalanaj: Erdha erdha

Dokument II: Në dokumentet e prokurorisë thuhet se në datat 5/5 2016 dhe deri më 8/6/2016 kur është bërë sekuestrimi i lëndës narkotike ky shtetas ka mbajtur kontakte me shtetasin Alyfantis Georgis i cili ishte pritësi dhe organizuesi i pritjes së lëndës narkotike canabis sativa që vinte nga Shqipëri me varkën e drejtuar nga Petro Dalanaj.

Konkretisht identifikimi i është bërë me sms e mëposhtme “CD 211 numri i bisdedës 161”. Deri në atë moment Balili ishte i panjohur për policinë greke siç shënohet edhe në dokument (person i panjohur shqiptar) data e bisedës 11.3.2016 ora 12:42 mesazh dales nga numri i telefonit të biznesmit grek:

“Vëllai im, dërgo numrin e pasaportës tënde”

Balili i dërgon numrin e pasaportës BF2613552 që rezultoi të ishte Klemend Balili i lindur më 20.3.1972 në Shqipëri dhe banor në Sarandë.

Në bisedat e përgjuara të cilat janë të shumta Klement Balili koordinon veprimet mes Petro Dalanaj dhe Alyfantis Gerogios. Ky i fundit organizon pritjern në ishullin e Zxakintos duke organizuar paraprakisht strehimin ditën emëpatrshme në një ishull të vogël të pabanuar, afër zonës Agio Sostit në Zakintos./Opinion.al

333

dokument 1

222

*Video nga emisioni i mbrëmshëm ‘Opinion’ ku u fol për mosarrestimin e Balilit

Etiketa: baliliidentifikimiPASAPORTAPërgjimepolicia greke


Ju sugjerojmë

Ukraina godet sërish zemrën energjetike të Rusisë
Bota

Ukraina godet sërish zemrën energjetike të Rusisë

10 Korrik, 2026 5:41 pm
Trump dhe Rubio nismë ndërkombëtare kundër ekstremizmit të majtë
Bota

Trump dhe Rubio nismë ndërkombëtare kundër ekstremizmit të majtë

10 Korrik, 2026 4:32 pm
Berisha: Policimi politik digjital një hap tjetër drejt Ajatollahëve
Kryesore

Berisha: Policimi politik digjital një hap tjetër drejt Ajatollahëve

10 Korrik, 2026 3:11 pm
Durrës/Vrasje, plagosje e pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohen dy persona
Kronikë

Durrës/Vrasje, plagosje e pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohen dy persona

10 Korrik, 2026 1:43 pm
Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër, vjen në jetë djali i tyre Aleksandër
InstaBIZ

Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër, vjen në jetë djali i tyre Aleksandër

10 Korrik, 2026 1:39 pm
Spanjë, 12 persona humbin jetën nga zjarri
Bota

Spanjë, 12 persona humbin jetën nga zjarri

10 Korrik, 2026 1:30 pm
Operacion në Ekuador kundër trafikut të kokainës, arrestohet një shqiptar
Kronikë

Operacion në Ekuador kundër trafikut të kokainës, arrestohet një shqiptar

10 Korrik, 2026 1:25 pm
Droga nga Shqipëria drejt Italisë me autobusë linje, 23 persona të arrestuar
Kronikë

Droga nga Shqipëria drejt Italisë me autobusë linje, 23 persona të arrestuar

10 Korrik, 2026 1:18 pm
S’ka rezultat pas takimit Kurti-Hamza: Zgjedhja e presidentit është përgjegjësi e…
Rajoni

S’ka rezultat pas takimit Kurti-Hamza: Zgjedhja e presidentit është përgjegjësi e…

10 Korrik, 2026 1:15 pm
Klopp zbulon se si Liverpooli u përpoq ta nënshkruante Mbappen
Sport

Klopp zbulon se si Liverpooli u përpoq ta nënshkruante Mbappen

10 Korrik, 2026 1:12 pm
Para
“Sondazhet negative janë lajme të rreme”- Donald Trump sulmon sondazhet që tregojnë zhgënjimin e amerikanëve

“Sondazhet negative janë lajme të rreme”- Donald Trump sulmon sondazhet që tregojnë zhgënjimin e amerikanëve

Viola Spiro: Më pëlqen që i dashuri im s’është njeri publik…

Foto/ Mbaruan "pushimet", Viola Spiro rikthehet në ekran

Letra e Tahirit për Nishanin: Kryetarja e gjykatës Kavajë liroi kriminelin

Letra e Tahirit për Nishanin: Kryetarja e gjykatës Kavajë liroi kriminelin
















TE FUNDIT

Ukraina godet sërish zemrën energjetike të Rusisë

Ukraina godet sërish zemrën energjetike të Rusisë
10 Korrik, 2026

Forcat ukrainase kanë ndërmarrë një tjetër valë sulmesh ndaj infrastrukturës energjetike ruse, duke vënë në shënjestër rafineri nafte dhe objekte...

Lexo më shumë

Trump dhe Rubio nismë ndërkombëtare kundër ekstremizmit të majtë

Trump dhe Rubio nismë ndërkombëtare kundër ekstremizmit të majtë
10 Korrik, 2026

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka nisur një përpjekje për të koordinuar një përgjigje ndërkombëtare ndaj asaj që e...

Lexo më shumë

Berisha: Policimi politik digjital një hap tjetër drejt Ajatollahëve

Berisha: Policimi politik digjital një hap tjetër drejt Ajatollahëve
10 Korrik, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se po synon të vendosë kontroll mbi aktivitetin e qytetarëve në...

Lexo më shumë

Durrës/Vrasje, plagosje e pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohen dy persona

Durrës/Vrasje, plagosje e pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohen dy persona
10 Korrik, 2026

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në qytetin e Durrësit. Mësohet se personat e arrestuar janë me rrezikshmëri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}