Kryesore

Përfundon mbledhja e Grupit Parlamentar të PD


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:51 - 15/09/21 |
Opi Nion

Ka përfunduar mbledha e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Është bërë me dije më herët se tema diskutimi kanë qenë disa çështje si pandemia e Covid-19, tërmeti dhe kriminaliteti në vend, çështje këto që PD pretendon se socialistët kanë dështuar.

Gjithashtu, në fokus të mbledhjes së Grupit Demokrat do të jetë seanca e nesërme plenare, e cila pritet të miratojë qeverinë e re dhe programin qeverisës “Rama3”.

Kujtojmë se seanca e nesërme do të nisë në orën 10:00 dhe do të jetë e ndarë në tri faza, ku në fazën e parë do të bëhet prezantimi i programit qeverisës të qeverisë “Rama 3”, në fazën e dytë, e cila është parashikuar të nisë në orën 13:00, do të ketë pyetje nga deputetët dhe diskutime e debate, ndërsa faza e fundit, e parashikuar në orën 14:00, përfshin votimin e qeverisë dhe programit “Rama 3”./Opinion.al

Pas