Kryesore

Përfundon mbledhja e drejtuesve politikë të PS,Rama paralajmëron shkarkime


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:55 - 21/09/20 |
Al Do

Kryeministri Rama mblodhi sot për rreth dy orë në selinë e Partisë Socialiste drejtuesit politikë të qarqeve. Fokusi i takimi ishte fushata elektorale dhe zgjedhjet e 25 prillit.

Burime për ABC News raportojnë se Rama ka kërkuar që të evidentohet çdo drejtor që nuk i ka ofruar shërbimin e tyre qytetarëve.

Drejtuesit politik dorëzuan analizën e tyre përsa i përket problematikave të qytetarëve dhe përformancën e shërbimeve nga drejtuesit e institucioneve, por kryeministri Rama ka kërkuar rishikim të çdo drejtuesi të institucioneve publike që ka dështuar në punën e tij.

“Largimi apo qëndrimi i drejtorëve në detyrë do të jetë në bazë të performancës. Kod i kuq për ata që nuk u përgjigjen qytetarëve”, mësohet të ketë thënë Rama.

Mësohet takimet me raportime nga drejtuesit politikë të PS në qarqe do të jenë të përjavshme. /Opinion.al

Pas