Rajoni

Përfundon marrja në pyetje e Kadri Veselit në Hagë


               Publikuar në : 15:12 - 10/12/19 |
xhu lia

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli është marrë në pyetje në Prokurorinë e Posaçme në Hagë që trajton pretendimet për krime lufte dhe të pasluftës në Kosovë.
Veseli, u tha mediave në një deklaratë të shkurtër se ka mbrojtur luftën e pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Siç edhe kam premtuar publikisht, sot jam paraqitur në Gjykatë. Kam përfunduar intervistën. Vitet e 90-të kanë qenë vite të rënda për popullin tonë. Një nënshtrim para Serbisë për pastrim etnik, do të thotë për gjenocid kundër popullit tonë. Ne ju kemi kundërvënë. Lëvizja jonë çlirimtare ka qenë, UÇK-ja përballje me gjenocidin serb. Lufta e UÇK-së ka qenë përballje me pastrimin etnik të cilin ka synuar Serbia ta bëjë në Kosovë. Ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që të jemi bashkë të kalojmë edhe këtë sfidë. Kjo është e tëra”, -tha ai.

Kadri Veseli një nga udhëheqësit e ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish shefi i Shërbimit Informativ të Kosovës, është një nga zyrtarët më të lartë të thirrur për t’u paraqitur në Hagë, ku deri tani janë paraqitur mbi 200 ish pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Më 19 korrik, u paraqit edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili dha dorëheqje duke bërë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare që u mbajtën më 6 tetor./VOA/

Pas