Aktualitet

Përfshihet nga zjarri pallati në Tropojë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:49 - 27/02/20 |
Opi Nion

Dy apartamente të një pallati janë përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tropojë, por fatmirësisht familjarët kanë shpëtuar pa lëndime.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Cerrnicë, ndërsa dy apartamentet e djegur janë në pronësi të shtetasve Dede dhe Gege Sokoli.

Zjarrfikësja e mbërritur menjëherë në vendngjarje ka vënë nënkontroll flakët, duke shpëtuar nga djegia  banesat e tjera në pallat.

Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike./ Opinion.al

Pas