Kronikë

Përfshihet nga zjarri një banesë në Vlorë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:48 - 04/11/21 |
Opi Nion

Një banesë e pabanuar është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme në afërsi të stadiumit në Vlorë.

Mësohet se zjarri ka përfshirë të gjithë banesën, ndërsa rrezikohen dhe banesat e tjera pranë saj.

Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, prna banesës së braktisur dhe më pas flakët janë shpërndarë me shpejtësi pasi janë ndihmuar dhe nga era.

Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë fikur një pjesë të zjarrit, teksa vijojnë punën për vënien nënkontroll të të gjithë vatrës së zjarrit./ Opinion.al

Pas