Banorët e një pallati në Tiranë janë evakuuar si pasojë e një zjarri që ra në orët e para të mëngjesit të së dielës.
Sipas policisë, zjarri ka rënë në garazhin e pallatit në rrugën “Fadil Deliu”.
Ndërkohë, shërbimet e zjarrëfikses dhe shërbimet e Policisë po bëjnë të mundur evakuuimin e banorëve si dhe neutralizimin e flakëve.
“Rreth orës 07:30, në rrugën “Fadil Deliu” ka rënë zjarr në garazhin e një pallati.
Shërbimet e zjarrëfikses dhe shërbimet e Policisë po bëjnë të mundur evakuimin e banorëve si dhe neutralizimin e zjarrit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./Opinion.al