Aktualitet

Përfshihet nga flakët garazhi i një pallati në Tiranë, evakuohen banorët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:22 - 11/04/21 |
Opi Nion

Banorët e një pallati në Tiranë janë evakuuar si pasojë e një zjarri që ra në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Sipas policisë, zjarri ka rënë në garazhin e pallatit në rrugën “Fadil Deliu”.

Ndërkohë, shërbimet e zjarrëfikses dhe shërbimet e Policisë po bëjnë të mundur evakuuimin e banorëve si dhe neutralizimin e flakëve.

“Rreth orës 07:30, në rrugën “Fadil Deliu” ka rënë zjarr në garazhin e një pallati.

Shërbimet e zjarrëfikses dhe shërbimet e Policisë po bëjnë të mundur evakuimin e banorëve si dhe neutralizimin e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./Opinion.al

Pas