Bota

Përfshihet nga flakët autobusi, 13 të vdekur në Pakistan


               Publikuar në : 08:44 - 13/12/19 |
xhu lia

Trembëdhjetë persona humbën jetën kur një autobus pasagjerësh u përplas me një kamion dhe u përfshi nga flakët në provincën Baluçistan të Pakistanit.

Aksidenti ndodhi pranë qytetit Kan Mehtarzai. Sipas autoriteteve, autobusi u përplas me një kamion të ngarkuar me naftë.

Si pasojë e zjarrit, pasagjerët u dogjën dhe shumë prej trupave janë vështirë për t’u identifikuar, ndërkohë që mes viktimave ishin edhe gra dhe fëmijë.

Po sipas autoriteteve, nafta në kamion po kontrabandohej nga Irani, gjë që është shndërruar në praktikë të zakonshme, për shkak të ndryshimit të konsiderueshëm të çmimit  të naftës në këto dy vende.

Vetëm një pasagjer ka arritur të mbijetojë, duke u hedhur jashtë autobusit, menjëherë pas përplasjes./Opinion.al/

 

Pas