Bota

Perëndimi vendosi çmimin tavan për naftën ruse, Kremlini: Nuk do ta pranojmë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:25 - 03/12/22 |
Opi Nion

Vendet perëndimore kanë marrë vendimin për një çmim tavan sa i takon shitjes së naftës ruse.

Kufiri i ndalon vendet të paguajnë më shumë se 60 dollarë për fuçi për eksportet e naftës së papërpunuar ruse nga deti, ndërsa vendimi hyn në fuqi pas 5 dhjetorit.

Ky vendim synon të sanksionojë më tej Moskën për luftën në Ukrainë, pasi do të ndalojë kompanitë perëndimore të financojnë anijet që transportojnë naftë ruse, përveç nëse ngarkesa blihet në ose nën nivelin e çmimit.

Sakaq, pas këtij vendimi ka reaguar edhe Moska.

Zëdhënësi i qeverisë ruse Dmitry Peskov tha se Kremlini ishte i përgatitur për kufirin e çmimit dhe po e analizonte atë. “Ne nuk do ta pranojmë këtë tavan,”-tha Peskov, citon agjencia e lajmeve Tass. Ai shtoi se një analizë do të kryhet shpejt dhe Rusia më pas do të thotë se si do të përgjigjet.

Pas