Rajoni

Vrasja e gruas shtatzënë në ambientet e spitalit në Prishtinë, pezullohen 4 policë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:37 - 03/12/22 |
Opi Nion

Katër policë janë pezulluar nga detyra në Kosovë, pas ngjarjes së rëndë të vrasjes së 35-vjeçares shtatzënë të mërkurën në mbrëmje në maternitetin e Prishtinës. Lajmi është dhënë nga Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.

Policët ishin të angazhuar veçanërisht për pjesën e zbatimit të Urdhërit Mbrojtës të lëshuar nga autoritetet për 25-vjeçaren.

Sipas ministrit kosovar, katër policët akuzohen për veprat penale: “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”.

“Në takimin e mbrëmshëm të ftuar nga Presidentja, kam njoftuar se IPK është në fazën e fundit të hetimeve ndaj zyrtarëve policor që janë angazhuar në gjithë rastin e tashmë të ndjerës Hamide Magashi, veçanërisht për pjesën e zbatimit të Urdhërit Mbrojtës nga Stacioni Policor në Lipjan.

Sapo jam njoftuar se nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se ka dyshime të bazuara për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikim i dokumentit zyrtar”. Me këtë rast, IPK ka rekomanduar suspendimin e 4 zyrtarëve policor nga Stacioni Policor në Lipjan ndërsa nga Drejtoria Rajonale e Prishtinës është zbatuar ky rekomandim. Po ashtu, të gjeturat e deritanishme do të përcillen në prokurori për trajtim penal”, shkroi Sveçla në Facebook.

Pas