Bota

Përdoruesit e iPhone-ve në rrezik nga hakerët, Apple ngre alarmin



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:21 - 19/08/22 |
Opi Nion

Kompania Apple ka njoftuar se një e metë po lejon hakerët që të marrin kontrollin e iPhone-ve, iPad-ëve dhe kompjuterëve Mac, ndërsa u bëri thirrje përdoruesve që të instalojnë një përditësim emergjent të softuerit.

Ky përditësim u lëshua në mesin e javës nga gjiganti i teknologjisë, me qëllim që të rregullohej një dobësi që hakerët po e shfrytëzonin.

Kompania amerikane tha se “Apple është në dijeni për këtë problem që mund të jetë shfrytëzuar në mënyrë aktive”.

Ndërkohë, mediat e huaja shkruajnë se,Apple nuk tregoi nëse kishte informacion lidhur me shkallën e kësaj ndërhyrjeje nga hakerët.

E meta e gjetur nënkuptonte se hakerët kishin mundësi të merrnin kontrollin e pajisjeve, duke pasur qasje në çdo të dhënë apo aftësi të pajisjeve.

Përditësimi është lëshuar për iPhone-ët, iPad-ët dhe kompjuterët Mac që kanë sisteme operative të ndjeshme./Opinion.al

 

Pas