Kronikë

Foto/ U ekzekutua bashkë me Ermal Xhezon, ja kush është Shpati Lena



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:25 - 19/08/22 |
Opi Nion

Ermal Xhezo dhe Shpati Lena janë përcjellë për në banesën e fundit këtë të premte pasi humbën jetën në atentatin e djeshëm në mbikalimin e Panajsë në Vlorë.

Ndërkohë nga pamjet e mundësuara nga Ballkan Web është zbuluar dhe fotoja e Shpati Lenës.

Kujtojmë se Lena dhe Xhezo u ekzekutuan mëngjesin e së enjtes  me breshëri plumbash nga tre kallashnikovëve. Atentatorët qëlluan nga makina e tyre paralel me makinën ku ndodheshin Shpati Lena dhe Hakim Xhezo.

Si pasojë makina e viktimave humbi kontrollin dhe ra në kanal. Më pas dy nga tre autorët ndaluan dhe dolën nga makina dhe qëlluan përsëri drejt automjetit të dy viktimave. Ata u larguan vetëm pasi u siguruan që atentati u krye me sukses.

Nga gjithë kronologjia e ngjarjes duket se saktësia dhe precizoni i autorëve ka qenë tepër i lartë.

Sipas burimeve të policisë, autorët kanë ndjekur lëvizjes e viktimave prej ditësh, ndërkohë që dyshohet se autorët janë vrasës me pagesë./Opinion.al

Pas