Rajoni

Përdorimi i simboleve serbe, nisin protestat në Malin e Zi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:47 - 07/09/20 |
Opi Nion

Mali i Zi është përfshirë nga protesta masive kundër përdorimit të simboleve serbe nga partitë që fituan zgjedhjet javën e kaluar.

 “Këtu nuk është Serbi dhe ne nuk heqim dorë nga Mali i Zi”, ishin disa prej thirrjeve të manifestuesve të cilët mbanin flamujt kombëtarë në duar, e duke kënduar këngë patriotike,

Mendoj se njerëzit janë mbledhur këtu për të mbështetur paqen, harmoninë dhe tolerancën më shumë sesa interesat kombëtarë. Ne jetojmë të gjithë në harmoni si vëllezër. Nuk na duhen ndasitë dhe prandaj mbështes Gjukanovic”, tha një protestues.

“Jam kundër faktit që flamuj të tjerë të valëviten në vendin tonë; qoftë ai shqiptar, boshnjak, serb, turk apo gjermanë”, u shpreh një tjetër.

Partia demokratike e socialistëve pro perëndimit, e udhëhequr nga presidenti Milo Gjukanovic, humbi zgjedhjet parlamentare të javës së kaluar. Për herë të parë që prej 1990-s, kur u prezantua sistemi shumëpartiak ajo nuk do të jetë në gjendje të krijojë qeverinë. Partitë opozitare, përfshirë fronti demokratik pro serb, organizuan manifestime për të festuar fitoren, duke valëvitur flamujt serbë e duke ngritur tre gishta, një gjest që njihet si përshëndetja serbe.

Pas