Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përdhunimi i 12 vjeçares/ Babai akuzoi njerkun 5 vite më parë. Ekspertiza vërteton abuzimin

2016/09/13 at 11:33 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Përdhunimi i 12 vjeçares/ Babai akuzoi njerkun 5 vite më parë. Ekspertiza vërteton abuzimin

Hetimet për abuzimin seksual të ushtruar ndaj të miturës E.Y. në Mbyet të Fierit gjatë gjashtë viteve të fundit kanë bërë të mundur sigurimin e provave të reja dhe kanë nxjerrë në dritë detaje rreth të kaluarës së dy të arrestuarve, Ilmi Hoxhaj dhe Selvi Yzeirajt, e cila akuzohet se ka ndihmuar bashkëjetuesin që të kryejë marrëdhënie intime me vajzën e saj të mitur.


Kështu, mësohet se Ilmi Hoxhaj është denoncuar disa vite më parë për ngacmime seksuale ndaj të miturës E.Y., ndërsa Selvi Yzeiraj rezulton të jetë arrestuar për të tretën herë, pasi është ndaluar më parë në Durrës dhe në Janar të këtij viti në Fier për ushtrim prostitucioni.

Ndërkohë, hetuesit kanë siguruar prova shkencore që bëjnë të mundur vërtetimin e faktit se abuzuesi seksual i të miturës 12­vjeçare E.Y., është 52­vjeçari Ilmi Hoxha.

Precedenti abuziv

Lajmi për abuzimin e mëparshëm është bërë i ditur nga burime të gazetës “Shqip”, të cilat sqaruan se babai i vajzës së mitur e ka denoncuar pesë vite me parë Ilmi Hoxhën për ngacmime seksuale. Por, atëherë nuk është bërë e mundur që të provohet fajësia e tij dhe për këtë arsye, pas shqoërimit është lënë i lirë. Ndërkohë, dyshohet se ka qenë pikërisht Selvi Yzeiraj ajo e cila mund të ketë ndikuar në pamundësinë e sigurimit të provave.

Kjo, pasi ajo dyshohet që ta ketë manipuluar vajzën e saj, në atë kohë shtatë­vjeçare.

Duket se pasi kanë kaluar pa u penalizuar, çifti Ilmi Hoxhaj dhe Selvi Yzeiraj kanë nisur të abuzojnë seksualisht me vajzën e mitur të kësaj të fundit, madje edhe duke kryer marrëdhënie. Por, babai i të dëmtuarës dhe daja i saj nuk kanë reshtur së komunikuari me vajzën deri sa kanë arritur ta bindin që të denoncojë abuzuesit e saj.

Provat Prokuroria e Fierit ka siguruar prova që vërtetojnë se 52­vjeçari Ilmi Hoxhaj ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e mitur. Nga burimet e sipërcituara mësohet se 12­vjeçarja është bindur ta denoncojë Ilmiun dhe të ëmën pas abuzimit të fundit seksual që është kryer ndaj saj. Burimet pohojnë se mjeko­ligjorët kanë arritur të sigurojnë sekrecione të cilat nuk i përkisnin të miturës dhe se nga analizat kanë rezultuar të ishin të 52­vjeçarit Ilmi Hoxhaj. Ndërkohë, dëshmia e të dëmtuarës, babait të saj dhe dajës janë prova të tjera ndaj dy të arrestuarve.

Gjithashtu, gjatë shoqërimit të dy abuzuesve janë siguruar prova të tjera që vërtetojnë se Ilmi Hoxhaj ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën dhe se nëna e saj ka qenë në dijeni të gjithçkaje. Kjo, është vërtetuar me anë të përgjimeve ambientale, ku rezulton se Selvi Yzeiraj i është shprehur të vëllait se nuk mund ta denonconte bashkëjetuesin për këtë abuzim seksual, pasi druhej se mos gjithçka bëhej mediatike.

Masa Gjatë caktimit të masës së sigurisë, fillimisht është shoqëruar për në ambientet e Gjykatës së Fierit 40­ vjeçarja Selvi Yzeiraj, e cila nuk ka pranuar që të ketë qenë në dijeni të abuzimit seksual që i është bërë vajzës së saj të mitur. Ajo është shprehur se gjithçka është sajuar nga bashkëshorti dhe vëllai i saj, me pretendimin se ata nuk ishin dakord që ajo të jetonte me Ilmiun. Edhe ky i fundit nuk ka pranuar të ketë lidhje me abuzimin. Ai është shprehur para gjykatës së nuk kishte abuzuar asnjëherë me vajzën e mitur dhe se gjithçka kundër tij ishte e sajuar.

Por, pasi gjykata ka ballafaquar provat e paraqitura nga prokuroria me pretendimet e dy të arrestuarve, ka vendosur të vlerësojë si të ligjshëm ndalimin e tyre dhe të caktojë masën e sigurisë burg pa afat. Të premten e javës së kaluar, e mitura 12­vjeçare E.Y., e shoqëruar nga babai i saj dhe nga daja denoncuan abuzimin seksual që ishte ushtruar për gjashtë vite me radhë. Ajo shpjegoi para hetuesve dhe psikologes se bashkëjetuesi i të ëmës, Ilmi Hoxhaj, kishte kryer prej gjashtë vitesh marrëdhënie seksuale me të.

E dëmtuara ka shtuar se për këtë abuzim ka qenë në dijeni edhe e ëma e cila e ka bindur për vite me radhë që të mos i tregonte të atit apo dajës e të mos e denonconte atë që kishte ndodhur. Madje, mësohet se e ëma e ka detyruar vajzën e saj të mitur që të kryejë marrëdhënie seksuale me persona të tjerë kundrejt pagesës./ GSH

Etiketa: ekspertizafierperdhunimi


Ju sugjerojmë

Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve
Aktualitet

Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve

15 Korrik, 2026 2:48 pm
SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit
Bota

SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit

15 Korrik, 2026 1:45 pm
Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë
Kryesore

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë

15 Korrik, 2026 1:29 pm
Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit
Kronikë

Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit

15 Korrik, 2026 12:51 pm
Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur
Aktualitet

Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur

15 Korrik, 2026 12:11 pm
Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK
Aktualitet

Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK

15 Korrik, 2026 11:41 am
Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës në Shqipëri
Aktualitet

Rriten çmimet e karburanteve

15 Korrik, 2026 11:12 am
Zbulohen në Lezhë 5 ambiente për kultivimin e kanabisit
Kronikë

Zbulohen në Lezhë 5 ambiente për kultivimin e kanabisit

15 Korrik, 2026 10:55 am
Trump takon kryeministrin e Irakut: Nafta potencial, do bëjmë shumë marrëveshje
Bota

Trump takon kryeministrin e Irakut: Nafta potencial, do bëjmë shumë marrëveshje

15 Korrik, 2026 10:52 am
U arrestua me 58 kg kanabis në automjet, lirohet nga burgu ish-punonjësja e AKSHI-t
Kronikë

U arrestua me 58 kg kanabis në automjet, lirohet nga burgu ish-punonjësja e AKSHI-t

15 Korrik, 2026 10:50 am
Para
VIDEO/ Sherri në “Opinion”, Çili-Qorrit: Je mashtrues, universitetet private nuk fitojnë nga ligji i ri

VIDEO/ Sherri në "Opinion", Çili-Qorrit: Je mashtrues, universitetet private nuk fitojnë nga ligji i ri

Horoskopi, 20 Dhjetor 2015

Horoskopi, 14 shtator

Horoskopi, 20 Dhjetor 2015

Horoskopi, 14 shtator
















TE FUNDIT

Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve

Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve
15 Korrik, 2026

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në...

Lexo më shumë

SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit

SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit
15 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara kanë nisur një tjetër seri sulmesh ajrore ndaj Iranit, njoftoi Komanda Qendrore e Ushtrisë Amerikane (CENTCOM). Në...

Lexo më shumë

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë
15 Korrik, 2026

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se Këshilli i Ministrave ka miratuar në parim marrëveshjen për sigurimet shoqërore...

Lexo më shumë

Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit

Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit
15 Korrik, 2026

Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për të miturin M.P., i akuzuar për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}