Aktualitet

Përdhunimi i 11-vjeçares, Meta: Solidarizohem me protestën



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:46 - 31/08/22 |
Opi Nion

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se mbështet dhe solidarizohet me protestën që do të zhvillohet ditën e sotme në Tiranë për mbrojtjen e vajzave dhe grave nga dhuna patriarkale.

Teksa e cilësoi dhunën ndaj 11-vjeçares një akt të rëndë në Kosovë, përmes një postimi në “Facebook”, Meta tha se autorët duhet të ndëshkohen dhe se ky krim nuk duhet të gjejë vend në shoqërinë tonë. Ndër të tjera, Meta shprehu mbështetjen për familjen e vajzës.

“Mbështes dhe solidarizohem plotësisht me protestën ‘Solidaritet me Prishtinën’ e thirrur sot në Tiranë, në ora 18:30, në sheshin “Nënë Tereza” për mbrojtjen nga dhuna patriarkale të vajzave, grave dhe nënave shqiptare. Duke ju bashkuar kërkesës legjitime për ndëshkimin më shembullor të autorëve që dhunuan vogëlushen 11-vjeçare në Prishtinë, akt i rëndë që tronditi mbarë shoqërinë shqiptare, si dhe duke shprehur të gjithë mbështetjen time për të dhe familjen e saj, solidarizohem sot me thirrjen për të reaguar fuqimisht ndaj një krimi që nuk duhet të gjejë vend në shoqëritë tona”, u shpreh Meta./Opinion.al

Pas