Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përballja në gjykatë/ Ylvi Beqja: Tek Shullazi më dërgoi avokati i njohur Neshat Fana

2017/06/20 at 4:33 PM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Përballja në gjykatë/ Ylvi Beqja: Tek Shullazi më dërgoi avokati i njohur Neshat Fana

Dëshmitari i mbrojtur i Drejtësisë Ylvi Beqja nuk tërhiqet përballë Emiljano Shullazit dhe të akuzuarve si pjesëtarë të bandës së tij.


Në sallën e gjyqit para Gjykatës së Krimeve të Rënda Beqja akuzoi direkt Shullazin për kërcënime dhe gjobëvënie. Në sallë nuk munguan edhe replikat mes të pandehurve dhe dëshmitarit të mbrojtur, i cili në dy raste edhe u kërcënua dhe u fye nga të pandehurit.

Por, pavarësisht presioneve psikologjike Ylvi Beqja po vazhdon dëshminë e tij, duke treguar me detaje të gjitha takimet, kërcënimet, presionet dhe gjobat që ka paguar për llogari të Shullazit dhe bandës së tij. Ai tregoi momentin e njohjes me Shullazin, tek i cili e kishte dërguar avokati Neshat Fana.

Pas prezantimit të shqetësimit, Ylvi Beqja tha se Shullazi i kishte marrë përsipër ti regjistronte pronën kundrejt 20 % të vlerës së ish-hotel Vollgës.

Por në momentin që prona u regjistrua në emër të tij, Beqja tha se Shullazi e ka kërcënuar dy herë me armë, duke i kërkuar t’i kalojë 30 % të sipërfaqes së ish-hotel Vollgës atij dhe rreth 550 mijë euro cash që ka paguar në formën e gjobave.

Sipas Beqjas, kërcënimet kanë qenë të vazhdueshme me telefon, në takime e deri kur nipi i Shulllazit i ka shkuar edhe në banesë, duke kërkuar të heqë dorë nga prona. Të gjitha këto presione e kërcënime, sipas Beqjas, e kanë shtyrë të kërkojë ndihmë në prokurori. Por edhe pas dhënies së dëshmisë e arrestimit të Shullazit, dëshmitari i mbrojtur tha se banda e tij ka vazhduar kërcënimet.

Ai i tregoi gjykatës, një moment kur Elvis Martini, i kishte shkuar në shtëpi duke kërkuar të heqë dorë nga dëshmia kundër Shullazit, kundejt 7 mln eurove. Sipas Beqjas, Martini kishte shprehur gatishmërinë të paguajë 1 mln euro në moment dhe pjesën tjetër disa ditë më pas. Këtë ofertë, Beqja tha se e kishte refuzuar, duke bërë që Martini ta kërcënojë atë me vrasjen e pjesëtarëve të familjes.

Por jo vetëm kaq, Beqja akuzoi edhe avokatët e të pandehurve, që sipas tij, me ndihmën e njerëzve të Shullazit kanë mbledhur disa biznesmenë të ndryshëm, të cilët i kanë kërcënuar për ta akuzuar Beqjan për mashtrim. Dëshmia e dëshmitarit të mbrojtur po vazhdon, me pyetjet nga të pandehurit dhe avokatët mbrojtës.

Ndërkohë Emiljano Shullazi dhe Gilmando Dani dorëzuan një kallëzim penal ndaj dy prokurorëve, duke pretenduar se kanë falsifikuar proceseverbalët e deklarimeve të Beqjas, që prokurorët e hodhën poshtë, duke argumentuatr se janë dy dëshmi të ndryshme. /ABCNEWS

 



Ju sugjerojmë

Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
Kryesore

Review-t negative ndaj bizneseve, Rama: Sulm i padëgjuar kriminal

10 Korrik, 2026 10:14 pm
Rama: I dorëzuam drejtësisë shpatën dhe sot kërkojnë kokat tona
Kryesore

Integrimi, Rama: Mbyllen 3 kapitujt e parë, fjala jonë është puna

10 Korrik, 2026 9:10 pm
41 ditë protestë, qytetarët thirrje për largimin e klasës së vjetër politike
Aktualitet

41 ditë protestë, qytetarët thirrje për largimin e klasës së vjetër politike

10 Korrik, 2026 8:28 pm
Ukraina godet sërish zemrën energjetike të Rusisë
Bota

Ukraina godet sërish zemrën energjetike të Rusisë

10 Korrik, 2026 5:41 pm
Trump dhe Rubio nismë ndërkombëtare kundër ekstremizmit të majtë
Bota

Trump dhe Rubio nismë ndërkombëtare kundër ekstremizmit të majtë

10 Korrik, 2026 4:32 pm
Berisha: Policimi politik digjital një hap tjetër drejt Ajatollahëve
Kryesore

Berisha: Policimi politik digjital një hap tjetër drejt Ajatollahëve

10 Korrik, 2026 3:11 pm
Durrës/Vrasje, plagosje e pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohen dy persona
Kronikë

Durrës/Vrasje, plagosje e pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohen dy persona

10 Korrik, 2026 1:43 pm
Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër, vjen në jetë djali i tyre Aleksandër
InstaBIZ

Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër, vjen në jetë djali i tyre Aleksandër

10 Korrik, 2026 1:39 pm
Spanjë, 12 persona humbin jetën nga zjarri
Bota

Spanjë, 12 persona humbin jetën nga zjarri

10 Korrik, 2026 1:30 pm
Operacion në Ekuador kundër trafikut të kokainës, arrestohet një shqiptar
Kronikë

Operacion në Ekuador kundër trafikut të kokainës, arrestohet një shqiptar

10 Korrik, 2026 1:25 pm
Para
Tërhiqet kandidati i partisë së Gjinushit në Vlorë: Votoni PS-në

Tërhiqet kandidati i partisë së Gjinushit në Vlorë: Votoni PS-në

“Trondit” Shullazi: Me ndihmën e ish-ministrit Ilir Beqaj do hapja fabrikën e riciklimit të mbetjeve spitalore

"Trondit" Shullazi: Me ndihmën e ish-ministrit Ilir Beqaj do hapja fabrikën e riciklimit të mbetjeve spitalore

Mbyllet çështja e shumëpërfolur mes Roza Latit, Iva Alikos dhe pronarit të dyqanit të kafshëve, ja çfarë vendosi Gjykata

Mbyllet çështja e shumëpërfolur mes Roza Latit, Iva Alikos dhe pronarit të dyqanit të kafshëve, ja çfarë vendosi Gjykata
















TE FUNDIT

Review-t negative ndaj bizneseve, Rama: Sulm i padëgjuar kriminal

Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
10 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me vlerësimet negative (review) të publikuara në profilet e disa bizneseve shqiptare në Google,...

Lexo më shumë

Integrimi, Rama: Mbyllen 3 kapitujt e parë, fjala jonë është puna

Rama: I dorëzuam drejtësisë shpatën dhe sot kërkojnë kokat tona
10 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se më 14 korrik, në Bruksel do të zhvillohet Konferenca e nëntë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, ku...

Lexo më shumë

41 ditë protestë, qytetarët thirrje për largimin e klasës së vjetër politike

41 ditë protestë, qytetarët thirrje për largimin e klasës së vjetër politike
10 Korrik, 2026

Prej 41 ditësh, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë klasës politike. Edhe...

Lexo më shumë

Ukraina godet sërish zemrën energjetike të Rusisë

Ukraina godet sërish zemrën energjetike të Rusisë
10 Korrik, 2026

Forcat ukrainase kanë ndërmarrë një tjetër valë sulmesh ndaj infrastrukturës energjetike ruse, duke vënë në shënjestër rafineri nafte dhe objekte...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}