Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Për Tiranën

2020/02/10 at 6:59 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Për Tiranën

Fatjona R. Lubonja – Mendimet e saj ishin si qukat në lëkurë sa herë që ajo vizitonte atë qytet. Fillonte lehtësisht me të nxehtin e ditës që lodhte edhe pluhurin përreth dhe përfundonte me netët e Jazz-it. Ky qytet ishte si një rrjet i pluhurosur në trupin e saj që ndryshonte forma sa herë që ajo e vizitonte. Instinktivisht, qyteti kishte një efekt të çuditshëm tek ajo, pothuajse një koktejl bukurie dhe shëmtie, një fushëbetejë mes groteskes dhe thjeshtësisë.


Nuk e vizitonte shpesh atë qytet. Çdo herë që ata përballeshin me njëri-tjetrin dukej sikur udhëtonin në drejtime të kundërta. Ajo plakej dhe qyteti rinohej. Me ledhatime narciziste qyteti vazhdimisht vetë-reklamohej sikur kishte vajzat më të bukura, kafetë më të mira, dhe thashethemet më të imagjinueshme që i quanin pa ndrojtje, “terapike”. Çudia fillonte me dritat, në mënyrë alergjike kishte një problem me energjinë elektrike pasi lidhja vinte dhe ikje kur kishte qejf, edhe pse për habinë e saj, lidhjet e internetit kishin pushtuar në perfeksion të gjithë qytetin. Shtëpitë në ndërtime e sipër ishin të shpërndara kudo, nga të dyja anët e rrugës. Jeshillëku mezi dukej vërdallë, si jetimë, jo aq i fuqishëm sa pisllëku. Por për atë, nuk ishte dhe aq pamja që e impresiononte, sesa aroma që vinte.

Qyteti kishte një diçka të veçantë që ngacmonte kujtesën e saj dhe ishte ndjesija e aromes së çuditshme. Ky qytet mbante erë si qumësht i djegur.

Grupe vajzash shiheshin të shpërndara nëpër qytet, ndiheshin të pakujdesshme, si personazhe thashethemesh nëntokësore. Nën bukurinë e një nate, i rastisi të rinte me një grup të mahnitshëm vajzash. Edhe pse i njihte shumë pak, u ndie në mënyrë spontane e mirëpritur. Feminiliteti ishte një komponent i detyrueshëm, ndërsa ndjeshmëria delikate ndihej herë pas here gjatë bisedës së pacensuruar. Qëndrimi rebel ishte prezent në ç’do moment, kur trazonin koktejin me pije të buta, deri ne madhështinë e duhan pirjes i eksituar nga kuqësia e buzëve. Seksualiteti ishe më shumë se prezent, i vetëkënaqur, xheloz dhe i pudrosur me arrogancë joshëse.

Me koketëri, mendimet e saj rrugëtuan përgjatë mbrëmjes pa dashje, moment pas momenti, ç’do lëvizje sensuale. Një ngrohtësi që vetëm ajo e ndjehu, surprizoj edhe atë kur papritmas, një kujtimi nga dashuria e saj e hershme u shfaq në imagjinatën e saj. Duhet të ketë qenë diçka e pandërgjegjshme që ngacmoi mendimet e saj, megjithëse asaj i pëlqeu kjo ndjesi. Mendja e saj i kujtoi momente që ajo besonte se i kishte harruar plotësisht. Koha ishte kalimtare, si ajo, u largua për të mos u kthyer më kurrë.

Do ishte e pamundur për tu ndjerë ndryshe, megjithatë ajo ende besonte si atëherë, që dashuria ia vlente më shumë edhe pse me cinizëm shqetësonte vëmendjen e kujtdo. Në mendjen e saj, ai ishte i ulur para saj. Ajo kujtonte të njëjtat karakteristika si të ishin lënë më bujari të paprekura ndër vite. Megjithëse mendimi ishte një grimcë e kujtesës së saj pas një përgjumësie të gjatë, nuk ndjeu aspak nostalgji, por kujtimet ishin të mjaftueshme për të kënaqur vrullin e momentit rebel të saj.

Çfarë e tërheq apo rebelon një person shumë vite më pas, edhe pse në mungesë?- pyeti ajo rastësisht.

Vetëm kujtimet, ose vetëm perceptimet e kultivuara, ndofta të ndërlikuara me histori të tjera. Sofistikimi i gjuhës që shkaktoi fluturimin e mendjes së saj diku tjetër papritur u shndërrua në mendim elegant. Lëkura e saj ndjehu se po luante një lojë erotike, jo aq seksuale por më tepër estetike. Ajo e quajti një orgazëm intelektuale që të kënaqte po aq sa një gjëegjëzë që të lë pa fjalë.

Ndjehu se ishte e dashuruar atë moment me ndjenjën vetë. Mendimet e saj kënaqën imagjinatën duke u harruar paksa në flladin e ëmbël të mesnatës që ky qytet dhuronte me zemërmadhësi. Për disa çaste, ishte ai fllad qe skllavëroj atë të ndjej diçka që se kishte vëne re ndër vite, shikimin me mall të dikujt për të, buzëqeshjen, qetësinë që të jep një ndjenjë edhe pse padrejtësisht e harruar. Atë mbrëmje ajo e pranoj të ishte robëruar nga kujtime që i ishin ngjitur si qukat në lëkurën e saj. Një sekret ky që i takonte vetëm asaj duke e fshehur me naivitet midis të qeshurave çapkëne të vajzave përreth. Përgjatë natës ajo udhëtoi e zbathur nëpër rrugicat e qytetit e flirtuar nga flladi i mbrëmjes duke lënë pas qukat e vizatuara në lëkurën e saj.



Ju sugjerojmë

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

7 Qershor, 2025 2:57 pm
Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
Bota

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

7 Qershor, 2025 2:46 pm
HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
Rajoni

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

7 Qershor, 2025 2:32 pm
Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
Sport

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

7 Qershor, 2025 2:11 pm
Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
Bota

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

7 Qershor, 2025 2:01 pm
Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Para
BE-ja, takim të jashtëzakonshëm për koronavirusin

BE-ja, takim të jashtëzakonshëm për koronavirusin

Sulm brutal i Boko Haram, dhjetëra të vrarë dhe gra e fëmijë të rrëmbyer

Sulm brutal i Boko Haram, dhjetëra të vrarë dhe gra e fëmijë të rrëmbyer

“Pele ka rënë në depresion dhe është bërë vetmitar”

"Pele ka rënë në depresion dhe është bërë vetmitar"
















TE FUNDIT

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
7 Qershor, 2025

Një person është gjetur i pajetë mesditën e sotme në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se qytetari...

Lexo më shumë

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
7 Qershor, 2025

Me rastin e 25-vjetorit të Fondacionit Gates, multimiliarderi amerikan kritikoi buxhetet në rënie të shëndetësisë në shumë vende afrikanetë Unionit...

Lexo më shumë

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
7 Qershor, 2025

Vetëm në pesë muajt e parë të vitit 2025 në Kosovë janë regjistruar së paku dhjetë raste të reja të...

Lexo më shumë

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
7 Qershor, 2025

Fusha e vendgrumbullimit të mbeturinave në lagjen “24 Maji” të qytetit të Vlorës është përfshirë nga flakët parditen e kësaj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com