Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Për Andrean dhe ata që nuk respektojnë as vdekjen!

2016/12/04 at 11:38 AM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Andrea Stefani: Pres të largohen nga politika Berisha dhe Basha 

Nga Blendi Fevziu –


Andrea Stefani nuk jeton më. Gazetari i njohur që militonte që prej 25 vitesh në gazetari, protagonisti i debateve të ashpra, kalorësi i të majtës dhe kritiku i ashpër i Berishës iku nga kjo botë në një moshë që askush nuk e meriton që të ikë. Por vdekja është e tillë. Vetëm ajo e di ku zgjedh dhe në zgjedhjen e saj, askush nuk ndikon dot. Mund të jesh njeri i mirë apo problematik, i zgjuar apo modest, i pasur apo i varfër, i majtë apo i djathtë, mund të duash Ramën apo Bashën, mund të jesh fans i Berishës apo i Metës, mund të kesh një familje të madhe apo të jesh fillikat në këtë botë, ajo troket njësoj tek të gjithë. Ashtu siç trokiti dje në derën e Andrea Stefanit, për ta marrë me vete në mbretërinë e saj. Shumë vite më parë, kur shkruante romanin “Për kë bien Këmbënat”, Ernest Heminguej e nisi atë me një citim të poetit anglez të shekullit të XVII Xhon Donne, i cili pak a shumë thoshte: “Kur këmbana e kishës bie për të njoftuar një vdekje, mos pyet kurrë për kë ra ajo. Ajo bie edhe për ty. Sepse kur një njeri ikën, të kujton që është edhe rradha jote”. M’u kujtua ky citim i hershën ndërsa lexoja me dhimbje një pjesë të komenteve nën njoftimin tonë për vdekjen e parakohshme të Stefanit, nga një sëmundje e pashërueshme që ai nuk e mundi dot. Kam ngelur i befasuar nga cinizmi dhe mllefi që shoqëronte një pjesë të komenteve. Ashtu siç më ngjallnin një shije të keqe ekzaltimet pozitive që njerëzit i lëshojnë pa kontroll vetëm kur nuk je më. Andrea Stefani ishte njeri publik. Ai ishte një komentator shumë i pranishëm në ekran. Si gjithë njerëzit e angazhuar me media dhe politikë ai ndante emocione kontradiktore. Kishte njerëz që e donin dhe të tjerë që nuk e pelqenin. Kishte njerëz që ekzaltoheshin, por edhe që prekeshin nga analizat e tij. Kjo botë e tillë është, asnjëherë uniforme dhe asnjëherë e kënaqshme për të gjithë. Dhe funksionon pikërisht si e tillë. Stefani nuk e fshehu kurrë se ishte një mbështetës i së majtës; ai mbeti një kritik i palëkundur i Sali Berishës si një njeri politik. Por njëkohësisht ai kishte një zë indipendent. Më 2008 doli hapur kundër së majtës për ndryshimin e kushtetutës, ndërsa në 2014 bëri një betejë publike kundër portreteve te diktatorit Hoxha që shfaqeshin në mitingjet e mazhorancës së majtë. Më parë, në mes të viteve ’90 – të, ishte një kundërshtar i hapur i piramidave siç kishte qenë në vitet 2004 – 2005 një kundërshtar i korrupsionit në vend. Përtej gjithë kritikave, besoj se ai i qëndroi bindjeve të tij edhe për 25 vjet mbeti gjithnjë një gazetar, pa u angazhuar direkt në politikë. Ai nuk veproi kurrë me asgjë më shumë se sa me fjalën dhe fjala nuk gjykohet asnjëherë përtej forcës së saj. Mund ta doje ose jo Andrea Stefanin, mund të ishe solidar me bindjet dhe analizat e tij, ose jo, por kjo nuk justifikon kurrë asnjë lloj mllefi publik kur tjetri nuk jeton më. Të jesh me njërën apo tjetrën palë në politikë, të jesh i angazhuar apo jo, është pjesë e kësaj bote. Në atë botën tjetër, kjo s’ka asnjë vlerë. Vdekja nuk bën dallim, as kur të merr të ri; as kur të merr atëherë kur beson se je më i fortë se kurrë. Vdekja s’ka ngjyrë dhe as tesër partie, ndaj përpara saj jemi të gjithë njësoj. Respektojeni atë, sepse këmbana që po bie sot për Andrean, do bjerë për secilin prej jush siç thoshte Heminguej. Andrea Stefani iku nga kjo botë, me siguri ashtu siç kishte dashur të ikte. Me bindjet dhe qëndrimet e tij. Mbështetës apo kundërshtar, ai ishte një zë origjinal, një zë që do t’ju mungojë të gjithëve, jo vetëm mbështetësve, por padyshim edhe kundërshtarëve të tij. Ndaj e vetmja gjë që mund t’i themi, është ajo që i urohet çdo njeriu që niset për në atë botë ku do shkojmë të gjithë një ditë: u prehsh në paqe o mik!

Blendi Fevziu

Etiketa: Andrea Stefanivdekja


Ju sugjerojmë

Ivi Kaso largohet pas 12 vitesh nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së
Kryesore

Ivi Kaso largohet pas 12 vitesh nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së

14 Korrik, 2026 12:08 pm
SPAK mbyll hetimet ndaj ish-kryebashkiakut të Divjakës, Kokoneshi merret i pandehur
Kronikë

SPAK mbyll hetimet ndaj ish-kryebashkiakut të Divjakës, Kokoneshi merret i pandehur

14 Korrik, 2026 11:53 am
Berisha në Asamblenë e IDC-CDI, propozon grup të posaçëm pune për kartelet e drogës
Kryesore

Berisha në Asamblenë e IDC-CDI, propozon grup të posaçëm pune për kartelet e drogës

14 Korrik, 2026 10:56 am
Zjarri në Llaman, nis hetimi për zjarrvënie të qëllimshme
Aktualitet

Zjarri në Llaman, nis hetimi për zjarrvënie të qëllimshme

14 Korrik, 2026 10:01 am
Europa përfshihet nga vala ekstreme e të nxehtit, Italia në alarm të kuq
Bota

Europa përfshihet nga vala ekstreme e të nxehtit, Italia në alarm të kuq

14 Korrik, 2026 9:35 am
Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian
Kryesore

Rama shkon në Bruksel, pritet mbyllja e tre prej kapitujve për anëtarësimin në BE

14 Korrik, 2026 9:33 am
Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
Kryesore

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

13 Korrik, 2026 10:32 pm
SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
Bota

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

13 Korrik, 2026 9:48 pm
Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

13 Korrik, 2026 8:02 pm
Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
Aktualitet

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

13 Korrik, 2026 7:59 pm
Para
Trafikantit të heroinës i sekuestrohen 3 milionë euro pasuri në Shqipëri 

Trafikantit të heroinës i sekuestrohen 3 milionë euro pasuri në Shqipëri 

Foto-lajm/ Këngëtarja e njohur rikthehet te “Kënga Magjike” pas 10 vjetësh

Foto-lajm/ Këngëtarja e njohur rikthehet te “Kënga Magjike” pas 10 vjetësh

Nora Istrefi heq edhe unazën e martesës (Foto)

Bashkëshorti  i Nora Istrefit, flet për fëmijën jashtë martese
















TE FUNDIT

Ivi Kaso largohet pas 12 vitesh nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së

Ivi Kaso largohet pas 12 vitesh nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së
14 Korrik, 2026

Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, ka njoftuar se nuk do të rikandidojë për postin e drejtuesit të Sekretariatit për...

Lexo më shumë

SPAK mbyll hetimet ndaj ish-kryebashkiakut të Divjakës, Kokoneshi merret i pandehur

SPAK mbyll hetimet ndaj ish-kryebashkiakut të Divjakës, Kokoneshi merret i pandehur
14 Korrik, 2026

SPAK ka përfunduar hetimin ndaj ish-kryebashkiakut të Divjakës, Fredi Kokoneshi. Ish-zyrtari vendor është marrë i pandehur për veprën penale të...

Lexo më shumë

Berisha në Asamblenë e IDC-CDI, propozon grup të posaçëm pune për kartelet e drogës

Berisha në Asamblenë e IDC-CDI, propozon grup të posaçëm pune për kartelet e drogës
14 Korrik, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka propozuar ngritjen e një grupi të posaçëm pune për kartelet e drogës dhe...

Lexo më shumë

Zjarri në Llaman, nis hetimi për zjarrvënie të qëllimshme

Zjarri në Llaman, nis hetimi për zjarrvënie të qëllimshme
14 Korrik, 2026

Përsa i përket zjarrit në Llaman, situata është normalizuar. Në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm zjarri është fikur totalisht....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}