Ditën e sotme Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 5 të arrestuarit e parë për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës. Arrest me burg u dha për Bajram Hajrin, Leonard Hajrin, Olsi Turjan, Elton Hajrin, si dhe për Festim Bexhdilin. Ky i fundit akuzohet për fshehje dhe asgjësim të trupit të pajetë të Prengës.
Elton Hajri pohoi para togave të zeza se furgoni i cili mendohet se është transportuar trupi i Jan Prengës, nuk e kishte në përdorim prej tre vitesh./
Ndërkohë, Arber Hoxha, avokati i një prej të arrestuarve, Elton Hajrit , tha se të pandehurit kanë mohuar akuzat e prokurorisë.
“Në asnjë moment jo dhe gjykata i kishte të printuara në fotografi. Sipas prokurorisë mund të pretendohen shumë gjëra. Fakti që mund të jenë ditën e ngjarjes apo jo në resort nuk provon asgjë. Pamjet filmike ishin të printuara në bardhë e zi e nuk dalloheshin. Prokuroria tha se do i sjellë në një moment të dytë. Por nuk solli asnjë provë, asnjë lloj përgjimi. Sipas prokurorisë kur të zbardhen këto filmime do i vërë në dispozicion gjykatës. Të pandehurit nuk pranuan të kishin lidhje me ndonjë vepër penale”, deklaroi avokati./ Opinion.al