Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pendarovski: Përfundimi i presidencës portugeze në BE, lajm i mirë

2021/06/30 at 7:45 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Pendarovski: Përfundimi i presidencës portugeze në BE, lajm i mirë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski e ka quajtur lajm të mirë përfundimin e presidencës gjashtëmujore të Bashkimit Evropian, të udhëhequr nga Portugalia.

Reagimi i Pendarovski erdhi pas një deklarate të sekretares për çështje evropiane të Portugalisë, Ana Paula Zakarijash se “gjuha e Maqedonisë së Veriut dikur ka qenë pjesë e gjuhës bullgare dhe dimensioneve kulturore të të dy vendeve”.

Deklarata e zyrtares së lartë portugeze erdhi në kohën kur Sofje nuk hoqi dorë nga vetoja për bllokimin e nisjes së bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE.

“Nga historianët që merren me politikë, më të këqij janë vetëm ata që përpiqen të interpretojnë epoka historike. Mua sinqerisht më vjen keq për deklaratën e gabuar të ministres portugeze, e cila varrosi të gjitha përpjekjet që kolegu i saj nga qeveria e njëjtë Silva i bëri disa muaj me radhë që në fund të presidencës gjashtëmujore të dalë me një propozim të shkëlqyer dhe të balancuar që mbante llogari për interesat vitale nacionale edhe të Maqedonisë së Veriut, edhe të Bullgarisë. Lajmi i mirë është që presidenca portugeze përfundoi”, ka deklaruar presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski pas takimit në Zagreb me presidentin e Kroacisë, Andrej Milanoviç.

Pendarovski tha se beson në mbështetjen e Sllovenisë e cila e merr presidencën e radhës me BE-në, në gjashtë muajt e ardhshëm.

“Sllovenia është një ndër avokatët më të mirë të rajonit, njeh mirë mentalitetin dhe turbulencat nëpër të cilat kanë kaluar vendet”, ka deklaruar Pendarovski.

Presidenti kroat, Andrej Milanoviç ndërkohë publikisht ka mbështetur Maqedoninë e Veriut madje në deklaratën me mediat, këtë shtet e ka quajtur Maqedoni, me emrin e vjetër kushtetues.

“Është gabim dhe e pamoralshme që të kontestohet identiteti, e drejta e gjuhës dhe e emrit. Deklarata e Sekretares shtetërore të Portugalisë është rezultat i injorancës dhe pakujdesisë. Unë nuk dua të jem i pakujdesshëm në deklaratat e mia, sepse mund të dëmtojë Maqedoninë. BE ka kohë që nuk është një komunitet i disa vlerave universale, por i disa ngjashmërive dhe sa më shpejt që këtë, do të ecim drejt BE-së. Nëse nuk e kuptojmë, do të kthehemi, sepse BE-ja ka linjat e veta se deri ku mund të shkojë. Sigurisht që nuk mund të shkohet përtej linjave të shteteve kombëtare”, ka deklaruar Milanoviç.

Në nëntor të vitit 2020, Bullgaria bllokoi nisjen e bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE, duke e kushtëzuar me arritjen e marrëveshjes në lidhje me kërkesat e saj për identitetin dhe gjuhën maqedonase.

Sofja nuk e konteston identitetin maqedonas pas vitit 1945, por kërkon nga Shkupi që të pranojë se gjuha dhe identiteti, para kësaj periudhe, kanë pasur “rrënjë bullgare”.

Etiketa: bependarovskiPresidenca portugeze

Ju sugjerojmë

Spiropali takon Thaçin në Hagë: I shpreha mbështetjen e qeverisë shqiptare
Aktualitet

Spiropali takon Thaçin në Hagë: I shpreha mbështetjen e qeverisë shqiptare

3 Nëntor, 2025 8:18 pm
Maduro i përgjigjet Trump: Demokracia jonë është më e avancuara në planet
Bota

Maduro i përgjigjet Trump: Demokracia jonë është më e avancuara në planet

3 Nëntor, 2025 8:16 pm
Vendimi për Veliajn, argumentet e “Kushtetueses”: Nuk iu garantua proces i rregullt
Aktualitet

Vendimi për Veliajn, argumentet e “Kushtetueses”: Nuk iu garantua proces i rregullt

3 Nëntor, 2025 7:11 pm
Veliaj: Kryetarët e bashkive, nën presion nga prokurorët për t’i futur fisin në punë
Aktualitet

Vendimi i Kushtetueses, zbulohen emrat e gjyqtarëve që votuan pro Veliajt

3 Nëntor, 2025 7:05 pm
Në Tiranë nuk ka zgjedhje, Binaj: Do të kandidoj për kryebashkiak kurdo që të mbahen
Aktualitet

Në Tiranë nuk ka zgjedhje, Binaj: Do të kandidoj për kryebashkiak kurdo që të mbahen

3 Nëntor, 2025 7:03 pm
SPAK me komunikatë zyrtare, zbardhen akuzat për kreun dhe ish-kreun e ARRSH
Kronikë

SPAK me komunikatë zyrtare, zbardhen akuzat për kreun dhe ish-kreun e ARRSH

3 Nëntor, 2025 6:12 pm
Bombardimet e SHBA/Trump flet për ndryshimin e mundshëm të regjimit në Iran
Bota

Trump: Kina dhe Rusia po kryejnë teste bërthamore sekrete

3 Nëntor, 2025 5:56 pm
Gjykata Kushtetuese vendos: Erion Veliaj nuk shkarkohet, nuk ka zgjedhje në Tiranë
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese vendos: Erion Veliaj nuk shkarkohet, nuk ka zgjedhje në Tiranë

3 Nëntor, 2025 5:43 pm
Zbulohen emrat kandidatëve për Avokatin e Popullit, nga Edri Shabani te…
Aktualitet

Zbulohen emrat kandidatëve për Avokatin e Popullit, nga Edri Shabani te…

3 Nëntor, 2025 5:30 pm
“Kushtetuesja” vendosi pro Veliajt, Berisha: Harram Begaj dhe Edi Rama u palosën
Kryesore

“Kushtetuesja” vendosi pro Veliajt, Berisha: Harram Begaj dhe Edi Rama u palosën

3 Nëntor, 2025 5:20 pm
Para
Qeveria i jep postin e rëndësishëm vajzës së Bashkim Finos

Qeveria i jep postin e rëndësishëm vajzës së Bashkim Finos

Morën mandatin e deputetit, largohen dy zv.ministra

Morën mandatin e deputetit, largohen dy zv.ministra

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

TE FUNDIT

Spiropali takon Thaçin në Hagë: I shpreha mbështetjen e qeverisë shqiptare

Spiropali takon Thaçin në Hagë: I shpreha mbështetjen e qeverisë shqiptare
3 Nëntor, 2025

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka zhvilluar sot një takim me  Ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi,...

Lexo më shumë

Maduro i përgjigjet Trump: Demokracia jonë është më e avancuara në planet

Maduro i përgjigjet Trump: Demokracia jonë është më e avancuara në planet
3 Nëntor, 2025

“Demokracia jonë është më e avancuara në planet. Po, ne jemi një popull i arsimuar, i kulturuar, patriotik, trim dhe...

Lexo më shumë

Vendimi për Veliajn, argumentet e “Kushtetueses”: Nuk iu garantua proces i rregullt

Vendimi për Veliajn, argumentet e “Kushtetueses”: Nuk iu garantua proces i rregullt
3 Nëntor, 2025

Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë Erion Veliajt për të vijuar detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Vendimmarrja...

Lexo më shumë

Vendimi i Kushtetueses, zbulohen emrat e gjyqtarëve që votuan pro Veliajt

Veliaj: Kryetarët e bashkive, nën presion nga prokurorët për t’i futur fisin në punë
3 Nëntor, 2025

Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë Erion Veliajt për të vijuar detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës, si...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com