Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Penc dhe Haris përplasen për koronavirusin në debatin e nënpresidentit

2020/10/08 at 8:20 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Penc dhe Haris përplasen për koronavirusin në debatin e nënpresidentit

Nënpresidenti Majk Penc mbrojti mënyrën e menaxhimit nga ana e administratës së Presidentit Donald Tramp të pandemisë së koronavirusit që ka shkaktuar vdekjen e mbi 210,000 amerikanëve, ndërsa rivalja e tij demokrate, Kamala Haris, dënoi atë që e quajti “dështimin më të madh të një administrate presidenciale” gjatë një debati kryesisht civil të mërkurën mbrëma, që u mbizotërua nga tema e COVID-19.


Ndërsa Presidenti Tramp vazhdon të jetë i infektuar nga virusi në Uashington, senatorja Haris deklaroi se nuk do të merrte një vaksinë nëse presidenti republikan e miratonte atë pa mbështetjen e profesionistëve të mjekësisë.

Nënpresidenti Penc, i cili drejton grupin e posaçëm të punës për koronavirusin në Shtëpinë e Bardhë, e pranoi se “vendi ynë ka kaluar një periudhë shumë të vështirë këtë vit”.

Por ai shtoi se “Unë dua që populli amerikan ta dijë, se që nga dita e parë, ka vënë shëndetin e popullit amerikan në plan të parë,” tha zoti Penc, duke premtuar miliona doza të një trajtimi ende të panjohur para fundit të vitit.

Ai gjithashtu dënoi mosbesimin e senatores Haris për vaksinat e mundshme për të cilat është mburrur presidenti: “Senatore, ju kërkoj që të mos bëni politikë me jetën e njerëzve”.

Që nga fillimi pari shkëmbime të nxehta, por në përgjithësi ishte një atmosferë shumë më e respektueshme sesa debati i parë presidencial para tetë ditësh.

Ndërsa në atë debat me ish-nënpresidentin Bajden, presidenti Tramp ishte më agresiv, duke ndërprerë dhe pothuajse duke bërtitur, zoti Penc shfaqi më shumë disiplinë.

Kandidatët debatuan në një auditor ku çdo të ftuari që refuzonte të mbante maskë do t’i kërkohej të largohej, një sfond i pazakontë për debatin e vetëm për kandidatët për nënpresident në vitin 2020.

Në thelb, debati paraqiste një shans për votuesit që të vendosnin nëse nënpresidenti Pence apo Senatorja Haris, do të ishin të përgatitur të merrnin kompetencat e presidencës përpara fundit të mandatit të ardhshëm. Dhe pyetja nuk është edhe aq teorike: Presidenti Donald Tramp, 74 vjeç, po merr veten nga koronavirusi dhe 77-vjeçari Joe Bajden nuk është infektuar por do të ishte presidenti më i vjetër ndonjëherë nëse zgjidhet.

Për këto arsye dhe të tjera, debati në Universitetin e Jutas në Salt Leik Siti, ishte ndoshta debati më i rëndësishëm për postin e nënpresidentit, prej dekadash. Dhe vjen në një moment pasigurie në veçanti për republikanët, me shqetësimin në rritje se pozitat e Presidentit Tramp po dobësohen pasi pothuajse 20 zyrtarësh të lartë në Shtëpinë e Bardhë, Pentagon dhe brenda fushatës së tij janë infektuar me virusin ose në karantinë.

Duke pasur parasysh se sipas sondazheve, presidenti Tramp dhe nënpresidenti Penc janë prapa, ata nuk kanë kohë për të humbur; Kanë mbetur më pak se katër javë deri në zgjedhje dhe miliona amerikanë tashmë po i hedhin votat.

Edhe para se të fillonte të fliste, zonja Haris hyri në histori duke u bërë gruaja e parë afrikano-amerikane në një skenë debati për nënpresidente. Mbrëmja e së mërkurës i ofroi asaj një shans për të mobilizuar votuesit e mundshëm të cilët kanë treguar vetëm entuziazëm modest për Biden, një politikan me përvojë me një histori të përzier qëndrimesh ndaj races mbi dhe drejtësisë penale, veçanërisht në vitet e tij të hershme në Senat.

Zonja Haris, 55 vjeç, është vajza e një babai xhamaikian dhe një nëne indiane. Ajo është gjithashtu një ish-prokurore, e cila është bërë një yll mes demokratëve, pjesërisht falë pyetjeve të mprehta ndaj kandidatëve të emëruar nga presidentiTrump për gjykata dhe poste të tjera.

Zoti Penc është një ish-guvernator 61-vjeçar nga Indiana dhe ish-drejtues radioje, një i krishterë evangjelist, i njohur për natyrën e tij popullore dhe besnikërinë e tij të palëkundur ndaj zotit Tramp. Dhe ndërsa ai është mbrojtësi më i fortë public i presidentit Tramp, nënpresidenti nuk ka të njëjtin ton të ashpër apo stilin e e padisiplinuar të presidentit.

Kandidatët gjithashtu u përplasën për taksat – më konkretisht, për refuzimin e Presidentit Tramp për të bërë public informacioni për taskat që ai ka paguar, katër vjet pasi kishte premtuar vazhdimisht ta bëjë një gjë të tillë. Nju Jork Tajms raportoi muajin e kaluar se presidenti paguan shumë pak taksa mbi të ardhurat por ka qindra miliona dollarë borxh.

“Do të ishte vërtet mirë të dinim se kujt i detyrohet presidenti para,” tha Haris.

“Një gjë që dimë për (ish-nënpresidentin) Joe është se ai i nxjerr të gjitha informacionet hapur. Ai është i sinqertë, është i çiltër,” shtoi ajo. “Donald Tramp, nga ana tjetër, mbulon gjithçka”.

Zot Penc e mbrojti Presidentin Tramp për hapjen e vendeve të punës, i cili ka paguar një sasi të madhe taksash dhe e zhvendosi temën tek zoti Biden: “Që ditën e parë, Xho Bajden do të rrisë taksat tuaja”.

Ndërsa debati përfshinte një sërë temash, virusi ishte në plan të parë.

Presidenti Tramp bëri publike një video vetëm tre orë para debatit duke e quajtur diagnozën e tij “një bekim i fshehur ” sepse sipas tij ajo hodhi dritë mbi një kombinim eksperimental antitrupash të cilit ai i atribuoi meritën për përmirësimin e gjendjes së tij – megjithëse as ai dhe as mjekët e tij nuk mund ta dinë nëse ilaçi pati atë efekt.

Zoti Penc është kreu i grupit të punës së presidentit për koronavirusin, i cili nuk ka arritur të zbatojë një strategji gjithëpërfshirëse kombëtare, në një kohë kur vetë presidenti Tramp është infektuar nga virusi dhe numri i të vdekurve në shkallë vendi ka kapërcyer shifrën 210,000 dhe vazhdon të rritet./ VOA



Ju sugjerojmë

Franca mbyll centralet bërthamore për shkak të valës së të nxehtit
Bota

Franca mbyll centralet bërthamore për shkak të valës së të nxehtit

30 Qershor, 2025 10:21 pm
“Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna”, i infiltruari i policisë hidhet në rrugë
Aktualitet

“Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna”, i infiltruari i policisë hidhet në rrugë

30 Qershor, 2025 10:01 pm
Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit
Aktualitet

Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit

30 Qershor, 2025 9:20 pm
Përfshihet nga zjarri fusha e grumbullimit të plehrave pranë inceneratorit të Elbasanit
Aktualitet

Zjarret/ 20 vatra të regjistruara brenda disa orëve

30 Qershor, 2025 9:10 pm
Metani: Pavarësia dhe llogaridhënia e magjistratëve, e bën drejtësinë shërbim publik
Aktualitet

Metani: Pavarësia dhe llogaridhënia e magjistratëve, e bën drejtësinë shërbim publik

30 Qershor, 2025 8:55 pm
Rusia paralajmëron Perëndimin të mos mbështesë protestat në Serbi
Rajoni

Rusia paralajmëron Perëndimin të mos mbështesë protestat në Serbi

30 Qershor, 2025 8:27 pm
Eurostat: Mbi 1.1 milion vdekje nga sëmundje të parandalueshme. Po në Shqipëri?
Aktualitet

Eurostat: Mbi 1.1 milion vdekje nga sëmundje të parandalueshme. Po në Shqipëri?

30 Qershor, 2025 8:05 pm
Siri/ Mbështetësit e Assad vranë 1 mijë e 500 civilë brenda tre ditëve
Bota

Siri/ Mbështetësit e Assad vranë 1 mijë e 500 civilë brenda tre ditëve

30 Qershor, 2025 7:42 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, topi te marrëveshja politike… ose presidentja

30 Qershor, 2025 7:33 pm
Bombardohet kafeneja e gazetarëve në Gaza, 20 viktima
Bota

Bombardohet kafeneja e gazetarëve në Gaza, 20 viktima

30 Qershor, 2025 7:28 pm
Para
Banka Botërore: 41% e shqiptarëve pritet të bien në varfëri pas pandemisë

Banka Botërore: 41% e shqiptarëve pritet të bien në varfëri pas pandemisë

18 mijë raste ditore me COVID-19 në Francë, Makron paralajmëron masa

18 mijë raste ditore me COVID-19 në Francë, Makron paralajmëron masa

Tramp dëshiron tërheqjen e trupave nga Afganistani deri në Krishtlindje

Tramp dëshiron tërheqjen e trupave nga Afganistani deri në Krishtlindje
















TE FUNDIT

Franca mbyll centralet bërthamore për shkak të valës së të nxehtit

Franca mbyll centralet bërthamore për shkak të valës së të nxehtit
30 Qershor, 2025

Kompania shtetërore franceze e energjisë, EDF ka mbyllur termocentralin e saj bërthamor “Golfech”, në jug të vendit në përgjigje të...

Lexo më shumë

“Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna”, i infiltruari i policisë hidhet në rrugë

“Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna”, i infiltruari i policisë hidhet në rrugë
30 Qershor, 2025

Në emisionin STOP, një ish punonjës i policisë së shtetit, që punonte si i infiltruar tregon, se e kanë përjashtuar...

Lexo më shumë

Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit

Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit
30 Qershor, 2025

Në mbledhjen e sotme (30 qershor) të Këshillit të Ministrave, është miratuar marrëveshja e financimit nga Bashkimi Evropian, në kuadër...

Lexo më shumë

Zjarret/ 20 vatra të regjistruara brenda disa orëve

Përfshihet nga zjarri fusha e grumbullimit të plehrave pranë inceneratorit të Elbasanit
30 Qershor, 2025

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, prej orës 09.00 datë 30.06.2025 deri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com