Aktualitet

Peleshi: Nuk rrezikohen banesat, po punohet për neutralizimin e zjarreve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:39 - 06/08/21 |
Opi Nion

Forcat e Armatosura dhe strukturat e tjera të Mbrojtjes Civile vijonë punën për shuarjen e zjarreve në disa zona të vendit.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi thotë përmes një postimi në rrjetet sociale se, po punohet për neutralizimin e flakëve në Karaburun, Rips (Vlorë), Gadurove-Selite (Mallakastër), Thirë (Lezhë), Margegaj, Theth (Tropojë), Vërmosh (Malësi e Madhe).

Sipas ministrit, në të gjithë territorin nuk ka kërcënime në jetë dhe në banesa.

Postimi i Peleshit

Vazhdon lufta me flakët – Në këto momente Forcat e Armatosura dhe strukturat e tjera të Mbrojtjes civile, nën koordinimin e AKMC janë duke punuar nga toka e ajri për izolimin dhe neutralizimin e flakëve në Karaburun, Rips (Vlorë), Gadurove-Selite (Mallakastër), Thirë (Lezhë), Margegaj, Theth (Tropojë), Vërmosh (Malësi e Madhe). Në të gjithë territorin në këtë moment nuk ka kërcënime në jetë dhe në banesa./ Opinion.al

Pas