Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ndërsa u ka uruar marshim të mbarë pelegrinëve në Malin e Tomorrit u ka bërë thirrje autoriteteve të kujdesen për lehtësimin e qarkullimit, pas informacionit se rruga ishte bllokuar për disa orë.
“Në ditën kulmore të pelegrinazhit të mijëra besimtarëve bektashinj në Malin e shenjtë të Tomorrit, uroj një marshim të mbarë, duke vlerësuar lart sakrificën e tyre për të forcuar besimin në Zot. Mali i Tomorrit është burim paqeje, shprese harmonie për të gjithë shqiptarët. I bëj thirrje autoriteteve të lehtësojnë qarkullimin e automjeteve dhe të jenë të vëmendshëm për çdo emergjencë shëndetësore”, shkruan Basha në Tuiter./Opinion.al