Aktualitet

Pedagogët: Më 5 Tetor në protestë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:24 - 28/09/22 |
Opi Nion

Sindikata e pedagogëve gjatë takimit me ministren e arsimit Evis Kushi, kanë arritur dakordësi vetëm për disa pika, siç janë transprencën e buxheteve të universiteteve, tatimin mbi 23% të orëve suplementare por jo për pikën kryesore, që është rritja e pagës, sepse sipas Kushit nuk është momenti i duhur.

Sipas kreu të sindikatës së pedagogëve te shkencat e Natyrës, Aleksandër Petre, pavarësisht takimit ata do të vijojnë me agjendën e tyre,  të protestës dhe bojkotit të mësimit, deri në rritje të pagave.

Aktualisht paga bruto e një pedagogu varion nga 73 mijë lekë deri në 95 mijë lekë në muaj nëse ka doktoraturë. Ndaj ata kërkojnë një rritje me 50% të pagës, e ndarë në dy vite. 30% brenda tetorit të këtij viti dhe 20% brenda tetorit të vitit 2023 për tu përafruar me pagat e pedagogëve në Kosovë, që shkojnë deri në 1500 euro./ Klan News

Pas