Bota

Pecorelli zbulon thesarin në San Mamiliano: Ishin 3 arka me 250 kg ar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:39 - 23/09/21 |
Opi Nion

Të tjera detaje kanë dalë nga zhdukja e inskenuar e biznesmeni italian, Davide Pecorelli i cili prej 9 muajsh nuk ka dhënë asnjë shenjë jete.

Sipas mediave italiane është rindërtuar edhe njherë e gjithë rrjedha e ngjarjes të bërë nga biznesmeni në këto tetë muaj, nga fluturimi për në Shqipëri, vendimi për ti dhënë fund jetës. Dhe deri tek thesari i gjetur në  Montecristo, 250 kilogram monedha ari.

Ndërkohë që në deklaratë për mediat, Pecorelli ka folur mbi zhdukjen e tij për 9 muaj, ku personazh kryesor ka qenë edhe një prift që sipas tij, i ka dhënë idenë për eshtrat e djegura në makinë.

Situata ishte dramatike në një nivel ekonomik, në atë moment vendosa të bëja vetëvrasje, por së pari – thotë ai në TV – shkova te një prift për të rrëfyer. Ishte ai që më tha për mundësinë e eshtrave (të vjedhura). Më tha ‘le t’i fusim në makinë dhe t’i vëmë zjarrin’ ”, ka thënë ai.

Ndër të tjera biznesmeni italian shprehet se ka gjetur një thesar me 250 kilogramë monedha ari.

“Gjeta thesarin e San Mamiliano, ato janë tre arka me 250 kilogramë monedha ari të pastra prej pesë gramësh secila. Ku gjysmën e tij e kam ndarë me priftin”, ka thënë Pecorelli.

Ndër të tjera Pekorelloi ka deklaruar se dy nga tre arka në Cala Corfù dhe Cala (ose Punta) Fortezza, disa ditë para se të përpiqej të zbriste në të tretën, në Cala Maestra, ku ai, u përgjua në bordin e gomoneve nga Policia Pyjore./Opinion.al

Pas