Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD: Të fundit në rajon për shëndetësinë, shkaktar janë koncesionet korruptive

2022/01/31 at 11:00 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
PD: Të fundit në rajon për shëndetësinë, shkaktar janë koncesionet korruptive

Partia Demokratike ka deklaruar ditën e sotme se Shqipëria u rendit e fundit për indeksin e shërbimeve dhe atë të shpenzimeve buxhetore për shëndetësinë krahasuar me Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjën.


Në një deklaratë për mediat nga selia blu, koordinatori për shëndetësinë në PD, Kazment Koduzi sjell në vëmendje, raportin e Transparency Internacional  i cili thotë se “pandemia u përdor gjithashtu si një justifikim për të reduktuar mbikëqyrjen dhe llogaridhënien për prokurimet publike dhe shpenzimet e ndihmës së huaj, duke lejuar që korrupsioni të përhapet gjerësisht” .

Sipas tij, paratë e shqiptarëve shkojnë në PPP korruptive, jo për shërbime shëndetësore.

“Në rajon, Shqipëria u rendit e fundit si për indeksin e shërbimeve dhe atë të shpenzimeve buxhetore per shendetesine krahasuar me Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjën ( vetem keto jane marre ne studim) sipas indeksit që ndërtoi data baza e të dhënave mbi cilësinë e jetës “Numbeo” për vitin 2022, ku pikët më të ulëta kanë marrë: cilësia e dobët e pajisjeve mjekësore, koha e pritjes dhe kosto e shërbimeve.

Pandemia tregoi dështimin e sistemit shëndetësor, dhe sipas Transparency Internacional “pandemia u përdor gjithashtu si një justifikim për të reduktuar mbikëqyrjen dhe llogaridhënien për prokurimet publike dhe shpenzimet e ndihmës së huaj, duke lejuar që korrupsioni të përhapet gjerësisht”

Paratë e shqiptarëve shkojnë në PPP korruptive, jo për shërbime shëndetësore. Sa para jane shpenzuar për PPP në shëndetësi? A ia kanë vlejtur gjitha ato para të shpenzuara me PPP në shëndetësi?

Vetëm gjate periudhës së pandemisë (2020 -2021) janë dhënë nga buxheti i shtetit 4.8 miliarde Lek për koncesionet në shëndetësi, ndërsa për përballimin e pasojave të epidemisë janë dhënë 2.5 miliardë Lek. Taksat e shqiptarëve që janë shpenzuar për të paguar koncesionet korruptive te check up-it, sterilizimit dhe laboratorëve, jo vetëm nuk kanë përmirësuar cilësinë e kujdesit shëndetësor si rrjedhim edhe shëndetin e popullatës, por vetëm e kanë shkatërruar atë dhe kanë mbushur xhepat e klientëve të Ramës. Këtë e tregojnë raporte të ndryshme, ashtu si dhe më i fundit nga Numbeo.

Koncesionet korruptive kanë gërryer sistemin shëndetësor, dhe si pasojë ka sjellë që Shqipëria gjatë v.2020 të jetë vendi i parë në Europë me me rritje të vdekshmërise shtesë 26%( European Commission 2021),  dhe në vend të 3-të nga fillimi pandemisë deri në 30 Shtator 2021 me 34.6% ose ndryshe 11 mije vdekje shtese ( Revista Monitor Janar 2022). Shqiptarët sot paguajnë më shumë për shërbimin shëndetësor edhe pse iu është premtuar se do ta kenë falas, dhe pse paguajë më shumë para për koncesionet në shëndetësi, shërbimin publik e kanë më të keq.

Qytetarëve shqiptarë ju premtua shëndetësi falas, por ka ndodhur e kundërta, duke e bërë më të shtrenjtë. Sipas anketes së buxhetit të familjeve nga INSTAT, gjate vitit 2020 që filloi epidemia, shqiptarët kanë shpenzuar 28 % më shumë para për kujdes shëndetësor.

Taksat e qytetarëve shqiptarë nuk u përdorën për t’u ardhur në ndihmë atëherë kur kishin nevojë për shëndetin, por qytetarët u detyruan të paguajnë nga xhepi mesatarisht 41,000 Leke per diagnostikime dhe deri ne 120,000 Leke per blerjen e barnave (sipas raportit te Together for life  “Barra financiare e pacienteve te konfirmuar me covid-19”)

A po pagujne shqiptaret sot më shumë para për shërbim shëndetësor? Sa? Sipas Organizates Botërore të Shëndetësisë janë 125,000 (16.7%) familje shqiptare që harxhojne mbi 10% buxhetit të tyre për kujdes shëndetësor, ndërsa 40,000 (4.95%) familje harxhojnë më shumë se 25% të buxhetit të tyre.

Megjithëse familjet shqiptare janë më të varfrat në rajon, ato shpenzojnë më shumë nga xhepi për të marrë shërbime shëndetësore. Sipas EUROSTAT 2019, familjet shqiptare shpenzojnë 13.7 % të buxhetit familjar për shërbime shëndetësore. Rama është i korruptuar. Qeveria e tij është e korruptuar. Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim. Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!”, shprehet Koduzi.

Etiketa: PDshendetesia


Ju sugjerojmë

Gjyqtarët duan rritje page, Rama i kundërshton, Lala: Nuk kërkojnë rritje, por…
Emisionet

Gjyqtarët duan rritje page, Rama i kundërshton, Lala: Nuk kërkojnë rritje, por…

2 Shkurt, 2026 10:58 pm
Trump pritet të vizitojë Greqinë
Bota

Trump pritet të vizitojë Greqinë

2 Shkurt, 2026 10:51 pm
Atentati në Lezhë, Klodiana Lala: Në kërkim anëtarë të fisit të ish-deputetit
-U tha në Opinion

Atentati në Lezhë, Klodiana Lala: Në kërkim anëtarë të fisit të ish-deputetit

2 Shkurt, 2026 10:38 pm
Atentati në Lezhës/ Emrat e personave të shpallur në kërkim, anëtarë të fisit Ndoka
Kronikë

Atentati në Lezhës/ Emrat e personave të shpallur në kërkim, anëtarë të fisit Ndoka

2 Shkurt, 2026 10:06 pm
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
Kronikë

Strehoheshin në një ndërtesë të braktisur, policia kap 16 emigrantë në Korçë

2 Shkurt, 2026 8:22 pm
Berisha: E lebetitëm regjimin e Ramës me protestën e fundit
Kryesore

Berisha: E lebetitëm regjimin e Ramës me protestën e fundit

2 Shkurt, 2026 6:57 pm
“Parkoni Benzat, 5 idiota hedhin bomba molotov”, Balla: Saliun nuk e ka arrestuar Veliaj
Politikë

Balla i shqetësuar për parkimin dysh: Sjellin rrezik aksidentesh

2 Shkurt, 2026 6:40 pm
Dyshohet se shkelën sanksionet kundër Rusinë, pesë të arrestuar në Gjermani
Bota

Dyshohet se shkelën sanksionet kundër Rusinë, pesë të arrestuar në Gjermani

2 Shkurt, 2026 6:32 pm
PS gati të marrë “territorialen”, PD: Do marrim pjesë në komision
Kryesore

PS gati të marrë “territorialen”, PD: Do marrim pjesë në komision

2 Shkurt, 2026 5:01 pm
Trump kërcënon të padisë komedianin Trevor Noah për shakanë me Epstein
Bota

Trump kërcënon të padisë komedianin Trevor Noah për shakanë me Epstein

2 Shkurt, 2026 4:57 pm
Para
Hapja e pikës së përbashkët policore me Greqinë, PD jep “ok” në Komision

Hapja e pikës së përbashkët policore me Greqinë, PD jep "ok" në Komision

Vriten dy efektivë të policisë në Gjermani

Vriten dy efektivë të policisë në Gjermani

Denoncimi nga Zvicra për Anisën: E punësuam si dado, grabiti para e florinj

Denoncimi nga Zvicra për Anisën: E punësuam si dado, grabiti para e florinj
















TE FUNDIT

Gjyqtarët duan rritje page, Rama i kundërshton, Lala: Nuk kërkojnë rritje, por…

Gjyqtarët duan rritje page, Rama i kundërshton, Lala: Nuk kërkojnë rritje, por…
2 Shkurt, 2026

Nëpërmjet një video në “Facebook”, kryeministri Edi Rama këtë të hënë rikthehu përsëri në vëmendje kërkesën e gjyqtarëve për të...

Lexo më shumë

Trump pritet të vizitojë Greqinë

Trump pritet të vizitojë Greqinë
2 Shkurt, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po planifikon të zhvillojë një vizitë zyrtare në Greqi, tha të dielën ambasadorja e SHBA-së...

Lexo më shumë

Atentati në Lezhë, Klodiana Lala: Në kërkim anëtarë të fisit të ish-deputetit

Atentati në Lezhë, Klodiana Lala: Në kërkim anëtarë të fisit të ish-deputetit
2 Shkurt, 2026

Në emisionin “Opinion”, gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja në lidhje me atentatin e ndodhur në një berberhane...

Lexo më shumë

Atentati në Lezhës/ Emrat e personave të shpallur në kërkim, anëtarë të fisit Ndoka

Atentati në Lezhës/ Emrat e personave të shpallur në kërkim, anëtarë të fisit Ndoka
2 Shkurt, 2026

Policia e Lezhës vijon hetimet intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur në fshatin Rrilë, Njësia Administrative Shënkoll,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com