Bota

Vriten dy efektivë të policisë në Gjermani



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:17 - 31/01/22 |
Opi Nion

Dy efektivë të policisë janë qëlluar për vdekje në Gjermani. Mediat gjermane shkruajnë se dy policët janë qëlluar nga persona ende të paidentifikuar.

“Bild” shkruan se ngjarja ka ndodhur të hënën në mëngjes gjatë një patrullimi rrethin Kusel në Rheinland-Pfalz.

Raportohet se oficerët e inspektimit të policisë së Kuselit kishin ndaluar një automjet të dyshimtë në Kreisstraße 22 në Ulmet.

Në mesazhin e tyre të parë radiofonik, sipas informacioneve të BILD, ata njoftuan se në bagazhin e makinës kishte diçka të dyshimtë dhe se do të ushtronin kontroll në atë momente.

Të shtënat u regjistruan rreth orës 04:20 të mëngjesit të sotëm. Viktimat janë një police 24-vjeçare dhe një polic 29-vjeçar./Opinion.al

Pas